Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes
Policia e Fierit po heton një rast të pretenduar dhune në kopshtin numër 10 të këtij qyteti.
Pak ditë më parë një edukatore 44-vjeçare u dhunua fizikisht nga nëna e një fëmije 4-vjeçar, e cila e akuzonte për dhunimin e të miturit. Policia ka nisur hetimet për të dyja gratë.
Edukatorja e kopshtit publik po hetohet në gjendje të lirë për dyshimet e keqtrajtimit të të miturit, ndërsa nëna e këtij të fundit po hetohet për dhunën e ushtruar ndaj edukatores.
Paraprakisht, policia e Fierit sqaron se nga këqyrja e fëmijës nuk janë evidentuar shenja dhune, por hetimet për rastin nuk janë mbyllur. Sipas avokatit që mbron edukatoren, nëna është njoftuar nga sanitarja e kopshtit, e cila raportohet të jetë pezulluar nga puna pas incidentit.
“Pranë punonjësve të policisë, sanitarja ka deklaruar se nuk e ka parë edukatoren duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës. Nga veprimet e kryera deri më tani, përfshirë pamjet e kamerave, sipas informacionit që kemi, nuk ka rezultuar ushtrim dhune”, u shpreh avokati Evis Hadermataj.
Burimet bëjnë me dije se fëmija 4-vjeçar vijon të frekuentojë kopshtin numër 10 në qytetin e Fierit, ndërsa hetimet për të përcaktuar nëse ka pasur ushtrim dhune ndaj të miturit dhe për të dokumentuar përgjegjësitë për konfliktin mes nënës dhe edukatores, vijojnë.
Top Channel