Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, ku përmes pankartave dhe thirrjeve po përcjellin mesazhet e tyre në mbështetje të protestës studentore.

“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti rrëzohet” janë disa nga sloganet që dëgjohen nga të rinjtë, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Me pankarta në duar, studentët shprehin solidaritetin me bashkëmoshatarët e tyre dhe kërkojnë një të ardhme më të sigurt.

Top Channel