“Bënë sikur u grindën me grushte në vend që të propozonin zgjidhje”, Fuga për seancën në Kuvend: Deputetët e humbën rastin, janë të pasinqertë
Gazetari Bledian Koka u ndal te dhuna në selinë e PS-së gjatë protestës pak ditë më parë.
Në një debat me deputetin e PS-së, Ardit Bido, Koka u shpreh se ata që dolën të maskuar nga godina e PS-së janë punonjës të bashkisë.
Nga ana tjetër, deputeti tha se ishte kundër këtij veprimi, por shtoi se ata kishin të drejtën të vetëmbroheshin.
Debati:
Koka: Në rregull, për policinë e kuptuam. Po ata që dolën nga selia e PS-së? Ata që dolën nga PS-ja ishin punonjës bashkie.
Bido: Brenda pronës së shtëpisë sime, unë kam të drejtë të mbroj veten. Brenda territorit të shtëpisë sime, unë kam të drejtën të vetëmbrohem. Por, nëse do vendimin tim, ajo që u bë nuk ishte një zgjedhje e duhur. Mua nuk më pëlqeu.
Koka: Ku e gjejnë ata të drejtën që, në sytë e policisë, të dhunojnë qytetarët? Kush e jep lejen? E jep kryetari i partisë? Sekretari i përgjithshëm?
Bido: Në shtëpinë time, unë kam të drejtën të vetëmbrohem.
Koka: Nuk është pronë ajo. Është institucion. Se ata drejtorët që shkarkuat sot, i shihni si bashkëbuzukë.
Bido: Nuk ishte normale ajo, por në parim bazik, unë e mbroj shtëpinë time.
Top Channel