Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm
Të pakta ishin tensionet edhe në përshkallëzimin e dhjetë të protestës në kryeqytet.
Beteja e fundit në bulevardin kryesor të Tiranës ishte mes një grupi protestuesish dhe një autoboti me ujë të policisë.
Të paktë në numër, të rinjtë sulmuan me gurë efektivët që ndodheshin në shesh, të cilët u kundërpërgjigjën me ujë.
Kjo ishte përballja e të enjtes mes palëve. Më pak numra, më pak gurë e molotovë, më pak ujë dhe aspak gaz lotsjellës.
Edhe gjatë ditës, gjithçka ishte e qetë në rrugët e kryeqytetit. Ndonëse aksioni nisi që prej orëve të para të ditës te Kuvendi, me nisjen e seancës plenare, dhuna dhe përplasjet nuk ishin pjesë e skenarit të protestës.
Për të tretën ditë radhazi, të rinjve protestues ju bashkuan edhe pedagogë të universiteteve publike dhe private. Teksa në universitete vijon bojkoti mësimor, ata e cilësuan sheshin e protestës auditorin më të madh të demokracisë.
Akademikët kujtuan se protesta është kundër të gjithë klasës politike dhe se organizmi i tyre është i pavarur.
Top Channel