Gianni Infantino siguron një tjetër mbështetje në prag të zgjedhjeve presidenciale që FIFA do të mbajë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për Konfederatën Aziatike të Futbollit AFC, e cila duket se ka ndryshuar kurs në krahasim më qëndrimin e mbajtur përpara disa muajsh kur kritikoi drejtuesit e qeverisë së futbollit botëror për çështjen e përfshirjes së investitorëve privatë në organizimin e Botërorit,

Presidenti i AFC, sheiku Salman bin Ibrahim Al Khalifa, e bëri njoftimin këtë të premte gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm në Tokio duke e pritur Infantinon me një përqafim të ngrohtë përpara anëtarëve të organizatës në momentin kur formalizoi mbështetjen.

‘Theksojmë impenjimin tonë në mbështetjen ndaj teje dhe udhëheqjes tënde teksa kandidohesh sërish për një mandat tjetër në krye të FIFA-ishin fjalët e sheikut Salman, ndërkohë që kujtojmë se Konfederata Aziatike e Futbollit ka 47 federata anëtare.

Top Channel