Pas Verdhos, edhe vartësi tjetër i Belinda Ballukut në SPAK, Gentian Gjyli në pritje të komunikimit të akuzave

23/10/2026 12:59

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, u paraqit sot në ambientet e SPAK.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë akuzën ish-vartësit të Belinda Ballukut, ndërsa hetimet vijojnë.

Gjyli i pyetur nga gazetarja Hoxha, tha se u paraqit për zgjatje të afateve hetimore.

Ndërkohë, sot akuza i është komunikuar edhe Ergys Verdhos, ish-drejtor i ARRSH-së, si dhe tashmë ish-drejtor i Hekurudhave.

Të dy ata përfshihen në dosjen e Belinda Ballukut, teksa kësaj të fundit, pak ditë më parë, SPAK i komunikoi 5 akuza.

SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj ish-zëvendës kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tendera, 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

 

Top Channel