Europa League/ Spektakël me gola në ndeshjet e mbrëmjes! Juventus ngec në shtëpi, Leverkusen vijon formën perfekte (Rezultatet)
Mbrëmja e Europa League dhuroi një kapitullim të plotë për Milanin në udhëtimin ndaj Bournemouth, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0.
Gjithçka nisi keq me një penallti të shkaktuar me prekje me dorë nga Koni De Winter që u kthye në gol nga Justin Kluivert, por goditja fatale erdhi kur portieri dhe kapiteni Mike Maignan kreu një gafë të pafalshme reagimi duke shtyrë e goditur në fytyrë Tyler Adams përpara ekzekutimit të një goditjeje këndi.
Arbitri i tregoi menjëherë kartonin e kuq portierit francez dhe akordoi penallti pasi topi ishte tashmë në lojë, të cilën Marcus Tavernier e dërgoi në rrjetë për 2-0. Me dhjetë lojtarë dhe me moralin në tokë, Milani nuk mundi të reagonte dhe në pjesën e dytë pësoi edhe golin e tretë nga Amine Adli, duke vulosur një natë për t’u harruar.
Përveç dështimit të Milanit, sfida midis Beşiktaş dhe Crystal Palace përfundoi në barazim dramatik 2-2 me vendasit që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Celta Vigo arriti një fitore të madhe në transfertë 1-2 përballë Celtic, ndërsa Levski Sofia surprizoi Viktoria Plzeň duke e mposhtur 1-2 me përmbysje.
Anderlecht dominoi plotësisht në poloni me një fitore të pastër 0-3 ndaj Jagiellonia, kurse Real Sociedad shkatërroi Lillestrøm me rezultatin tenistik 0-6. Përballja mes Celje dhe RB Salzburg dhuroi spektakël e katër gola në barazimin 2-2, ndërkohë që Olympiacos arriti një fitore minimale 1-0 përballë Sparta Praha.
Benfica nuk falte në Qipro duke mposhtur Omonia me shifrat 1-4, dhe në fund Hoffenheim tregoi forcën në shtëpi duke mposhtur pastër 3-0 skuadrën e Lyon.
Top Channel