Vdes ylli i filmave “Alien” dhe “Top Gun”, Tom Skerrit ndërron jetë në moshën 93-vjeçare
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.0 ballë që goditi Tibetin verior të enjten në mbrëmje.
Lëkundjet shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa më shumë se 300 banesa u shembën, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, duke cituar zyrtarët lokalë.
Tërmeti u regjistrua në orën 22:33 sipas kohës lokale, në provincën malore Nagqu, në veri të Tibetit. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ndodhej rreth 400 kilometra larg Lhasës, kryeqytetit të rajonit, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 kilometra.
Pas tërmetit, banorët u detyruan të largoheshin me shpejtësi nga banesat e tyre, duke kërkuar strehim në hapësira të hapura dhe në makinat e parkuara, nga frika e shembjeve të mëtejshme. Pamjet e transmetuara nga mediat shtetërore kineze tregojnë njerëz që braktisin shtëpitë e tyre pas lëkundjeve të forta.
BREAKING: At least 16 people are dead and 32 injured after a magnitude 7.0 earthquake struck Tibet, China, officials say. Hundreds of homes have collapsed. https://t.co/unfVsNUS1x
— Breaking911 (@Breaking911) October 22, 2026
Sipas të dhënave të disponueshme, ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Kinë që nga janari i vitit 2024. Autoritetet lokale kanë raportuar për 16 viktima, 32 të plagosur dhe qindra banesa të shkatërruara, ndërsa bilanci i dëmeve pasqyron forcën e lëkundjeve që goditën zonën.
Ngjarja ka rikthyer kujtimet e tërmetit shkatërrues që goditi qarkun Yushu, në provincën fqinje Qinghai, në vitin 2010.
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë shkaktoi të paktën 2,698 viktima dhe la rreth 300 persona të zhdukur, duke u renditur ndër katastrofat më vdekjeprurëse sizmike në rajon.
Tërmeti i fundit në Tibetin verior rikthen shqetësimet për pasojat e lëkundjeve të fuqishme në zonat malore, ku dëmtimi i banesave dhe infrastruktura e brishtë mund të shtojnë rrezikun për popullsinë lokale.
Top Channel