Marrëveshja e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, “Kushtetuesja” kalon në seancë pretendimet e PD-së për shkelje procedure

23/10/2026 14:44

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se gjatë miratimit të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në janë shkelur procedurat.

Lajmi bëhet me dije nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ligjin që miraton këtë marrëveshje, duke deklaruar se nuk e kundërshton atë në parim, por procedurën përmes së cilës u miratua në Kuvend.

Sipas PD-së, shumica parlamentare ka shkelur Kushtetutën dhe standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, duke mos u dhënë deputetëve kohën dhe mundësinë për t’u njohur me përmbajtjen e marrëveshjes dhe për të ushtruar funksionet e tyre parlamentare.

Top Channel