Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga taksat mbi konsumin dhe të ardhurat personale.
Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga taksat mbi konsumin dhe të ardhurat personale.
Në 9 muajt e parë të vitit të ardhurat në arkën e shtetit u rritën me 11.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë përtej rritjes së arkëtimeve, ecuria e shpenzimeve dhe e investimeve publike mbetet një tjetër tregues i rëndësishëm për mënyrën se si këto të ardhura po përkthehen në aktivitet ekonomik.
Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave nga janari në shtator të këtij viti, të ardhurat publike arritën në rreth 626.6 miliardë lekë, me një rritje prej 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por një nga treguesit që kontribuon në rritje është TVSH-ja, taksa që paguhet për pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve që konsumojmë çdo ditë. Të ardhurat neto nga TVSH-ja brenda vendit arritën në 65 miliardë lekë rreth 29% më shumë se një vit më parë.
Kjo rritje mund të lidhet me më shumë blerje, me ndryshime në çmime apo edhe me përmirësimin e deklarimit të aktivitetit ekonomik. Pra në terma realë më shumë para të mbledhura nga TVSH-ja nuk do të thotë automatikisht se qytetarët po konsumojnë më shumë.
Një tjetër sinjal vjen nga tatimi mbi të ardhurat personale ku arkëtimet u rritën me 15.5%. Ky tregues lidhet me të ardhurat e individëve dhe aktivitetin ekonomik por rritja e tij nuk përkthehet domosdoshmërisht në të njëjtën masë në rritje të pagave reale.
Ndërsa shteti mbledh më shumë të ardhura nga ana tjetër pyetja është se sa prej tyre kthehen në shërbime dhe investime për qytetarët.
Për 9 muajt e parë të vitit, shpenzimet publike arritën në rreth 556.3 miliardë lekë, 7.5% më shumë se një vit më parë. Megjithatë realizimi i tyre mbeti në 92.8% të planit për periudhën.
Vëmendje të veçantë kërkojnë investimet publike. Shpenzimet kapitale, ku përfshihen projekte infrastrukturore dhe investime të tjera, arritën në 62.8 miliardë lekë, por realizuan vetëm 75.25 të planit 9 mujor.
Përtej arkëtimeve dhe përqindjeve, treguesi që ka më shumë rëndësi është nëse kjo ecuri përkthehet në investime konkrete, shërbime më të mira dhe përmirësim të fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.
Deri në fund të shtatorit, të ardhurat e buxhetit arritën në rreth 626.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 556.3 miliardë lekë. Diferenca prej rreth 70.3 miliardë lekësh përkthehet në një suficit buxhetor për periudhën.
Top Channel