Dëmet nga protestat në Tiranë, 127 biznese të prekura, si do të funksionojë aplikimi

23/10/2026 13:46

127 biznese të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, do të mund të kërkojnë të dhënat e përllogaritjeve financiare.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se si do të operohet për drejtuesit e bizneseve në këtë rast.

“Biznesi juaj është dëmtuar & aktiviteti është ndërprerë?! Formalizo pezullimin dhe deklaroje atë edhe pranë strukturave vendore!
📌 Për informacion mbi përllogaritjen e detyrimeve vendore shkruaj tek [email protected] ose vizito sportelet tona!”, njofton Bashkia e Tiranës.

Top Channel