Gjykata Federale Kombëtare në Itali sanksionoi me 18 muaj pezullim dhe 20 mijë euro gjobë dy ish futbpllistët, Simone Pepe dhe Giuseppe Sculli, pasi shtireshin si agjentë sportivë si edhe për negocimin e marrëveshjeve ekonomike dhe pjesëmarrjen e lidhjes së kontratave pa pasur licencën e nevojshme.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Federata Italiane e Futbollit që thekson gjithashtu se është sanksionuar me 18 muaj pezullim dhe 20 mijë euro gjobë edhe avokati Alessandro Buccieri, ortak në minorancë në kompaninë SP Management Srl.

Sipas asaj që publikon e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’, Sculli dhe Peppe, pasi panë që disa futbollistë mes të cilëve Favasulli dhe Davide Betella i revokuan prokurën, dyshohet se tentuan të kërkojnë pagesën e një penaliteti prej qindra mijëra eurosh për ndërprerje të parakohshme të mandatit.

Dhe për këtë arsye të dy ish futbollistët janë nën hetim penal për ushtrim të paligjshëm të profesionit dhe tentativë zhvatjeje.

Top Channel