Dëmet nga protestat në Tiranë, Tatimet identifikojnë 127 biznese të prekura, vlera arrin në 2.15 milionë euro
Proferor Artan Fuga ka reaguar pas zhvillimeve të seancës së sotme parlamentare, duke kritikuar deputetët për përplasjet dhe mungesën e propozimeve konkrete për zgjidhjen e situatës politike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga i cilëson ata të pasinqertë dhe zhgënjyes, duke theksuar se kanë humbur një mundësi për të dhënë përgjigje ndaj pritshmërive të qytetarëve.
“Edhe sot deputetët bënë atë që s’duhej, bënë sikur u grindën me grushta, në vend të paktën të propozonin, në mos të jepnin zgjidhjen politike që shoqëria pret.
Ata vërtetë janë zhgënjyes, të pa sinqertë,
Rastin që kishin e humbën!
Të mos qahen pastaj kur përballen me pasojat e akteve ose mosveprimeve të tyre. Besimi i shoqërisë te ata është pothuajse zero!”, shkruan Fuga në “Facebook”
Top Channel