Çfarë ndodhi me bojkotin e Realit ndaj ceremonisë së Topit të Artë? ‘Los Blancos’ duket se e kanë marrë vendimin

22/10/2026 20:36

Reali i Madridit duket se ‘ka bërë’ përfundimisht paqe me organizatorët e Topit të Artë pas bojkotit të vitit 2024 për faktin se Vinicius nuk e fitoi dhe pas injorimit që i bënë edhe vitit të kaluar.

Por tani, sipas të përditshmes L’Equipe, organizatorët e mbrëmjes gala që këtë vit do të mbahet në Londër, presin që Reali i Madridit të ketë shumë përfaqësues në të. Edhe pse klubi madrilen nuk ka konfirmuar asgjë, në median franceze e kanë bërë fakt të kryer se Kylian Mbappe do të jetë i pranishëm në ceremoninë e 26 tetorit, ashtu sikurse edhe futbollistë të tjerë dhe drejtues të Realit të Madridit.

Përveç Mbappe, në listën e finalistëve për Topin e Artë janë edhe Bellingham, Cucurella dhe Vinicius. Po kështu Thibaur Courtois është në garë për çmimin Lev Yashin si portieri më i mirë, ndërsa Yan Diomande kandidon për çmimin e futbollistit te ri më të mirë dhe Felicia Schroeder, për çmimin e futbollistes së re më të mirë.

Top Channel