Harry Kane dhe trofeu i Topit të Artë: Përpiqem të mos e mendoj, por është e vështirë

23/10/2026 14:22

Ditën e hënë do të mbahet ceremonia e Topit të Artë që këtë vit ndryshe nga herët e tjera do të zhvillohet në Londër dhe jo në Paris.

Tashmë dihet se cilët janë finalistët ndërkohë që emrat më të kuotuar për të marrë trofeun në duar shihen Harry Kane e Lamine Yamal.

Sulmuesi anglez që konsiderohet favoriti kryesor për të triumfuar, preferoi që të qëndrojë larg zërave në lidhje me këtë trofe duke zgjedhur të mbajë një profil të ulët.

‘Përpiqem që të mos e mendoj, por sigurisht që është e vështirë-tha Harry Kane-ka zëra që qarkullojnë, kështu që unë kërkoj që të qëndroj sa më larg tyre. Do të përpiqem të shijoj mbrëmjen e së hënës sa më shumë që të jetë e mundur’

Harry Kane, 33 vjeçar, ka shënuar 73 gola për Bayernin e Mynihut dhe Anglinë, shifra e dytë më e lartë pas 82 golave të Lionel Messit në sezonin 2010-2011. Por kjo shifër e jashtëzakonshme mund të mos i mjaftojë  për të kaluar konkurrencën e spanjollëve Lamine Yamal dhe Rodri. Zyrtarisht, 3 janë kriteret ku bazohet fituesi i Topit të Artë; paraqitjet individuale, paraqitjet kolektive dhe fair play.

Top Channel