Adea Pirdeni ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Administratës Publike.
Emërimi i saj vjen pas firmosjes së dy dekreteve nga Presidenti Begaj, më 19 tetor 2026, që lidhen me përfundimin e detyrës së mëparshme dhe emërimin në postin e ri.
Përmes dekretit nr. 521, Presidenti ka shkarkuar Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ndërsa me dekretin nr. 522, të së njëjtës datë, ajo është emëruar ministre e Administratës Publike.
Me këtë ndryshim në kabinetin qeveritar, Pirdeni merr një portofol të veçantë ministror, duke vijuar angazhimin e saj në fushën e administratës publike.
Betimi para Presidentit shënon formalizimin e marrjes së detyrës së re, pas hyrjes në fuqi të dekreteve përkatëse.
Top Channel