Çfarë ndodhi me bojkotin e Realit ndaj ceremonisë së Topit të Artë? ‘Los Blancos’ duket se e kanë marrë vendimin
Mbrëmja e së dielës është ajo e El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. është sfida që ka vëmendjen e mbarë globit dhe padyshim edhe atë të kombëtares gjermane, Jurgen Klopp.
Ky i fundit e dha opinionin e tij për këtë supersfidë që do të luhet në Camp Nou gjatë pushimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Bayernit të Mynihut dhe Arsenalit. Ish trajneri i Liverpool tha se do të jetë i vëmendshëm ndaj asaj që do të ndodhë në fushë për të zbuluar se kë do të mbështesë.
‘Sigurisht që do të ndjek ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. E kam ndjekur këtë ndeshje në të gjitha etapat e jetës sime-tha Klopp që më pas pranoi se e ka mbështetur Barcelonën për shkak të taktikave agresive të Realit të Madridit.
‘Më parë kam qenë më shumë mbështetës i Barcelonës, sepse isha kundër veprimeve të Pepe dhe mbrojtësve të tjerë të Realit të Madridit-shtoi Klopp që gjithsesi mban simpatinë për skuadrën katalanase që e sheh si favorite dhe aktualisht kriteri i tij bazohet te rendimenti i të dyja skuadrave.
‘Aktualisht mbështes skuadrën më të mirë dhe duke parë sesi janë gjërat në këtë moment, ndoshta është Barcelona-ishte deklarata e Klopp
Fjalët e Klopp erdhën në momente të ndryshme të të dyja skuadrave. Reali i Madridit është në fazën më të mirë të sezonit, por pa bindur me lojën e tij, ndërsa Barcelona shkon në El Clasico pas humbjes së parë sezonale që pësoi. por gjithsesi, në ndeshje të tilla si kjo mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ato që kanë ndodhur para saj nuk kanë asnjë rëndësi.
Top Channel