“Bënë sikur u grindën me grushte në vend që të propozonin zgjidhje”, Fuga për seancën në Kuvend: Deputetët e humbën rastin, janë të pasinqertë
Partitë Popullore Evropiane i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që të hetojë me shpejtësi çdo përdorim dhune joproporcionale nga ana e policisë ndërsa kërkon që policia në reagimet e saj të jetë e kujdesshme.
Në deklaratën e publikuar në X, theksohet se e ardhmja e Shqipërisë duhet të vijë me një qeveri që jep llogari, me sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit e mundësi brenda vendit. Deklarata bën thirrje për uljen e tensioneve dhe dialogun mes palëve.
“E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet plotësisht.
Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, ndërsa organet ligjzbatuese duhet të veprojnë në çdo kohë në mënyrë proporcionale.
E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugëtim demokratik, të begatë dhe evropian, me një qeveri llogaridhënëse, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe mundësi për të ardhmen brenda vendit.
Çdo akt i paligjshëm dhune dhe çdo sulm nga të gjitha palët, veçanërisht ndaj pronës dhe integritetit fizik të personave, nuk kanë vend në një demokraci. Tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.
Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet”, thuhet në deklaratë.
Top Channel