Nis puna për ndërtimin e Liceut Francez në Korçë, priten masivisht pishat në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës
23/10/2026 12:37
Prerja masive e pishave ka nisur në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Korçë, duke ngritur shqetësime për ndërhyrjen në hapësirat e gjelbra të qytetit.
Shkak për këtë ndërhyrje është bërë nisja e zbatimit të projektit për ndërtimin e Liceut Francez, i cili po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Pamjet nga terreni tregojnë pemët e prera, ndërsa situata ngre pikëpyetje mbi ndikimin e projektit në mjedis dhe të ardhmen e hapësirave të gjelbra në këtë zonë të qytetit.
Top Channel