E mërkurë, 28 Mars 2018
16:46
Moderatorja e famshme “rrit” temperaturat në Meksikë

Është një ndër moderatoret më të bukura dhe këtë të martë një gjë të tillë e ka vërtetuar nga brigjet e Meksikës.

16:38
Përplasen dy automjete në aksin Fier-Vlorë, 5 të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

16:30
Xheni e “Big Brother” zbulon marrëdhënien me Olsin

Ish banorja e ‘Big Brother’, Xheni, e cila është transferuar përfundimisht në Tiranë, edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, vijon të mbetet në qendër të mediave rozë.

16:17
Xheni e “Big Brother”: E mendoj rikthimin me Benardin

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother’, Xheni ishte e ftuara e kësaj të mërkure në emisionin PopCulture.

15:58
Mirmëngjes nga shtrati i Rita Orës

Nuk ka nevojë për më shumë famë, të cilën e gëzon tashmë në mbarë botën, por sërish vijon të provokojë.

15:41
Po shkonte në bankë, “maskat” i grabisin çantën me para

Përfaqësuesi i një firme private, që po dërgonte një sasi parash në një bankë të nivelit të dytë, u grabit në mesditë në kryeqytet.

15:32
Serbia, avionë luftarakë mbi Luginën e Preshevës

Nuk kishte ndodhur më parë, por pas incidentit të së hënës që shkaktoi arrestimi i shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e autoriteteve kosovare në Mitrovicën e Veriut, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.

15:22
David Beckham kundër bullizmit në shkolla

Disa ditë pasi bashkëshortja e tij vizitoi Kenian, tashmë është radha e yllit të futbollit, David Beckham, i cili aktualisht ndodhet në Indonezi.

15:12
“Një mbret pa Mbretni”, drama e Primo Shllakut në “Skampa”

Teatri “Skampa” do të presë këtë fundjavë publikun elbasanas për premierën e dramës “Një mbret pa mbretni”.

15:10
Lum kritikash për VIP-at që përdorin photoshop

Pas Kim Kardashian, tashmë është radha e një tjetër artisteje, e cila kritikohet për përdorimin e photoshop.

15:03
PD, kundër qeverisë për pronat. Bylykbashi: Me VKM po mohohet një e drejtë

Vendimet e qeverisë për pezullimin e titujve të pronësisë në bregdet dhe krijimin e një fondi për investitorët strategjikë janë lehtësisht të goditshëm në Gjykatën Kushtetuese, sipas Partisë Demokratike, por për herë të parë kjo gjykatë është pa afat jasht funksionit.

15:02
Dëbimi i diplomatëve, SHBA: Nuk e ndal spiunazhin rus

Vendimi i Uashingtonit për të dëbuar 60 spiunë të dyshuar rusë, zor se do të dëmtojë spiunazhin rus në SHBA, pasi shumë të tjerë janë infiltruar në kompanitë, shkollat, madje edhe qeverinë amerikane.

14:53
Nis taksa në rrugën e Kombit, ishte lajmëruar për në mesin e prillit

Mëngjesin e sotëm të gjitha mjetet që kaluan në rrugën e Kombit kanë nisur të paguajnë taksën. Tarifat e miratuara fillojnë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat, 11, 2 euro për autobusët dhe kamionçinat e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë.

14:50
Justin Bieber i përket së shkuarës

E veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të verdhë dhe atlete, Selena Gomez duket se ka vendosur të vazhdojë jetën e saj pa ish të dashurin.

14:49
Meta: Shqiptarët myslimanë, rol vendimtar në proceset shtetformuese

Komuniteti mysliman shqiptar ka 95 vjetorin e themelimit prej rilindësve dhe patriotëve shqiptar, disa prej të cilëve edhe firmëtarë kryesorë të Aktit të Pavarësinë së Shqipërisë. Presidenti Ilir Meta evidentoi rolin shtetformues të klerit mysliman.

14:44
Libri i Bashkim Shehut merr çmimin special “Ballkanika”

Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë nën përkthimin e Mishel Obrì, u përfshi në konkurrimin për edicionin 2018 të Çmimit Mesdhetar për të huaj.

14:42
Serbët mblidhen në veri, prezantojnë logon e “Zajednicës”

Përfaqësuesit e komunave serbe në Kosovë, gjatë takimit në Mitrovicën e Veriut kanë miratuar propozimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe më 20 prill, nëse Prishtina nuk e bën deri atëherë një gjë të tillë.

14:26
Lekasi dy muaj pa energji, banorët: U shkatërrua HEC-i i fshatit

Dëmtimi i HEC të Marjanit si pasojë e motit të keq dhe vërshimit të ujërave të lumenjve ka bërë që 10 fshatra të Njësisë Administrative Lekas, prej dy muajsh të përballen me mungesën e energjisë elektrike.

14:23
Zhvishet Demi Rose në festën e 23-vjetorit

Modelja Demi Rose ka mbushur këtë të martë 23-vjeçe.

14:21
Aksidentohet në orën e fiskulturës, në gjendje të rëndë 12-vjeçari

Një 12-vjeçar në qytetin e Maliqit është aksidentuar teksa ka qenë duke luajtur futboll në orën e fiskulturës.

14:18
Britania rishikon vizat e dhëna për pasanikët

Britania e Madhe do të shqyrtojë në retrospektivë vizat që u janë dhënë investitorëve të huaj dhe do të vlerësojë nëse duhen ndërmarrë veprime.

14:09
21-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët hedhin lule në det

Familjarë e të afërm përkujtuan të mërkurën viktimat e tragjedisë së Otrantos, në 21 vjetorin e mbytjes së anijes “Kater i Radës”, pas përplasjes me një anije luftarake italiane.

14:09
Superimpianti diellor do të ndërtohet në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka vendosur më në fund që të shfrytëzojë seriozisht burimin më të madh që i ka dhënë natyra.

14:03
Një 48-vjeçare si Mariah Carey

Mariah Crey është një nga këngëtaret më të mira, por pavarësisht kësaj jeta e saj private nuk ka pasur të njëjtin sukses si karriera.

14:01
Mali i Zi dëbon një rus. Podgorica: Vendimi, në bashkërendim me aleatët

Mali i Zi, një vend ku interesat ruse janë mjaft të mëdha, iu bashkua listës së shteteve që dëbuan diplomatë rusë, përmes vendimit të tij për të larguar një përfaqësues diplomatik të akredituar në Ambasadën e Rusisë në Podgoricë.

13:53
Dua Lipa e zhveshur në rrugë

Është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, e cila asnjëherë nuk është përfolur për veshjen provokuese, por për zërin dhe karrierën e saj.

13:45
“PD nuk përshëndeti nisjen e vettingut”, Manja: Gojët e liga të heshtin

Përmes kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, maxhoranca thotë se opozita duhet të përshëndeste nisjen e vettingut.

13:43
Policë vrasës! Amerikanët, në krye të të gjithëve. Pa përfshirë “botën e tretë”

“Policë vrasës”, me këtë togfjalësh e nis konstatimin e saj “The Economist”, të publikuar në rrjetet sociale përmes pamjeve video.

13:41
Ndërron jetë aktorja franceze, Stephane Audran

Ylli i kinemasë franceze gjatë viteve 1960, ’70 dhe ’80, Stephane Audran ka ndërruar jetë.

13:18
Realiteti virtual, me çmim më të ulët se kurrë (Foto)

Duke nisur nga data 29 mars, Sony do të ulë çmimin për paketën e saj të realitetit virtual, PlayStation VR.

13:18
Trashëgimtarja pret fëmijë nga krimineli më i bukur në botë?

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga bërja publike e marrëdhënies së tyre, por duket se çifti më i famshëm në botë ka vendosur ti përshpejtojë gjërat.

13:17
Largohet nga komisioni, PD: Alket Hyseni i shmanget përballjes me akuzat

Partia Demokratike ka reaguar për zëvendësimin e Alket Hysenit si relator në ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme, duke u shprehur se deputeti socialist po i shmanget përballjes me akuzat.

13:13
Qyteti me më pak stres në botë gjendet në Gjermani

Gjermania rezulton të ketë qytetet me më pak stres në mbarë botën.

13:08
Rama: Synimi, një shkollë profesionale në çdo bashki

Kryeministri Edi Rama duke folur në “Arsimi profesional, garanci për punësim” tha se synimi i qeverisë së tij është të krijohet një shkollë profesionale në çdo bashki.

13:06
Demi Lovato provokon fansat

Është një nga këngëtaret më të dashura dhe aktualisht po korr mjaft sukses në tregun e muzikës.

12:59
Beyonce nuk përgjigjet për skandalin e kafshimit

Pas skandalit që përfshiu divën e muzikës, e cila u përfol se u kafshua nga një kolege e saj gjatë një party të organizuar në New York, duket se Beyonce nuk ka aspak ndërmend të reagojë.

12:58
Qeveria miraton kontratën për Rrugën e Arbrit

Qeveria miratoi sot kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

12:56
Qytetet me hapësirat më të mëdha të gjelbërta në botë

Në mbarë botën ekziston një lëvizje globale që inkurajon qytetet të mbjellin më shumë pemë e të planifikojnë më shumë hapësira të gjelbra, kryesisht parqe.

12:48
Gazsjellës për paqe: SHBA mund ta forcojë Ballkanin kundër ndërhyrjeve të Rusisë

Si këtë javë, një vit më parë, Senati Amerikan votoi me 97 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e Malit të Zi në NATO. Javën e shkuar u bënë 19 vite që kur avionët e NATO-s bombarduan atë që kishte mbetur nga ish-Jugosllavia.

12:34
Debutimi historik, që bëri të pasur gjyshin e lojtarit

Debutimi me ekipin kombëtar është një moment i paharrueshëm në vetvete. Por, nëse momenti më i rëndësishëm i karrierës sportive të një lojtari, do t’iu lejonte gjithashtu prindërve apo të afërmve të fitonin edhe rreth 20 mijë euro, pashmangshmërisht ajo ditë do të shënohej në kalendar.

12:28
Veliaj: Piramida do të jetë qëndra më e madhe e teknologjisë në rajon

Piramida do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë në rajon është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në çeljen e edicionit të 9-të të Panariti “Work & Study”.

12:24
Monumente kulture pa tapi. Probleme për shtëpitë e vjetra në Gjirokastër

Qindra banesa tradicionale në Gjirokastër, mes tyre edhe monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë, nuk kanë certifikata pronësie.

12:17
PD, Alibeaj: Urdhër-arrest për kreun e Policisë Vlorë, por jo për Tahirin

Partia Demokratike thotë se “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar prej të paktën 4 muajsh se lidhja mes Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve mbahej edhe nëpërmjet drejtorit të Policisë së Vlorës, Jael Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës”.

12:13
Sabatini zgjidh kontratën me “Suning”, largohet nga Interi

Tashmë është zyrtare. Walter Sabatini nuk është më drejtor tenik i “Suning Sports”, e si rrjedhojë është larguar edhe nga Interi.

11:57
Apeli pushon çështjen ndaj Florenc Hoxhës, ish kreut të INUV

Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj ish kreut të policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

11:55
Trump nuk gjen avokat. Askush nuk i del në mbrojtje presidentit për Rusinë

Donald Trump, – shkruan CNN, – ka një problem të padëgjuar më parë: Nuk po gjen dot avokatë.

11:42
Serbët mblidhen sërish në Veri, për Asociacionin e sigurinë

Këshilltarët e 10 komunave me shumicë serbe mblidhen në Mitrovicë në mënyrë simbolike në orën 12:44, numri i rezolutës së Këshillit të OKB-së për Kosovën.

11:34
NBA, Toronto s’ndalet. Humbasin Golden State e Cleveland

Mbrëmja e radhës në NBA pa të gjitha skuadrat e mëdha të zbresin në parket, një prej të cilave ishte edhe Toronto.

11:22
Akademia e Shkencave, Fuga: Qeverisë po i serviret supë e prishur

Profesor Artan Fuga ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku foli për reformimin e Akademisë së Shkencave.

11:15
Apeli lë në burg nusen që helmoi vjehrrën

Edhe Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi arrest me burg për Marjana Cmetën, nusja 21-vjeçare që helmoi vjehrrën.

11:12
Ish-presidenti Tadiç: Asociacioni s’mund të formohet jashtë kornizës ligjore të Kosovës

Ish-presidenti i Serbisë, aktualisht kryetar i Partisë Social-Demokratike (SDS), Boris Tadiç ka reaguar përmes një letre publike për arrestimin e Marko Gjuriçit në Mitrovicë, por edhe për deklarimin për formim të njëanshëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e “Listës Serbe”.

11:12
Tenis, mësohen çerekfinalistët e Turneut Masters të Majemit

Turneu Masters i Majemit ka mësuar emrat e tenistëve çerekfinalistë të tij.

10:59
Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut

Njerëzit kanë studiuar anatominë e trupave tanë për mijëra vjet, por sot, shkencëtarët ende zbulojnë sekrete te reja.

10:58
Rusia, në zi kombëtare për viktimat e zjarrit

Këtë të mërkurë, Rusia është në një ditë zie kombëtare për viktimat e zjarrit në qendrën tregtare të qytetit Kemerovo, në Siberi.

10:53
Gjendet trupi i pajetë i modeles shqiptare nga Maqedonia?

Zyrtarët e policisë në Los Angeles thanë se, besojnë që kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani.

10:47
Monedhat e shatërvanit të Trevit, tashmë në arkat e komunës

Sipas legjendës, kush mbyll sytë dhe i kthen shpinën shatërvanit, duke hedhur një monedhë në të, siguron kthimin në qytetin e përjetshëm.

10:44
E thotë shkenca: Ky qetësues zhduk Alzheimer-in

Shkencëtarët thonë se Ibuprofeni parandalon sëmundjen e Alzheimer-it.

10:27
150 kamionë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për protestë

150 kamionë nga Kosova kaluan kufirin mëngjesin e kësaj të mërkure në Morinë.

10:22
Peshëngritje, Qerimajn e “tradhtojnë” gjunjët; tërhiqet nga Evropiani

Erkand Qerimaj nuk do të ketë mundësi që të garojë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

10:21
Keni dëgjuar për “trurin e barkut”?

I ndodh të gjithëve që acarimi apo një emocion intensiv na jep ndjesinë klasike të fluturave në stomak apo një dhimbje të fortë dhe shqetësime të zorrëve.

10:04
AKU bllokon 73 kg mish, shitej jashtë kushteve higjieno-sanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar pasditen e të martës një sasi prej 73 kg mish viçi dhe qingji në mungesë të certifikatës veterinare, dhe shitej jashtë çdo kushti higjieno-sanitar në Krujë.

10:00
“Chat Line 5”, arrestohen dy femra për prostitucion

“Chat Line 5” ka qenë operacioni i radhës i policisë së kryeqytetit për të goditur rrjetin e prostitucionit.

09:56
Banorët e Pazarit të ri me linjë të re ujësjellësi

Banorët pranë Pazarit të ri do të kenë së shpejti një linjë të re ujësjellësi, ndërtimi i të cilës ka nisur nga UKT dhe do të ndikojë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj tyre.

09:52
Falsifikuan prokurën e noteres, dy në pranga

Në Tiranë janë vënë në pranga dy persona pasi kanë falsifikuar prokurën e një notereje.

09:50
Kontrolli i pronësisë së tokave nis nga Vlora. Lame: Bregdeti, pa tapi

Task forca e tokave, e ngritur nga Ministria e Drejtësisë, e ka nisur punën e saj verifikuese nga Hipoteka e Vlorës.

09:07
Reformë në Francë, shkolla fillon që në moshën 3-vjeçare

Fëmijët francezë do ta nisin shkollën në moshën trevjeçare, e jo më 6 vjeç siç është vepruar deri tani.

08:52
Falsifikimi i tokave në Lezhë, arrestohet një prej të kërkuarve

Kapet dhe ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ranishtja 4”.

08:41
Kim Jong-un ishte në Pekin. Udhëtoi me tren të blinduar, u takua me Jinping

Treni i gjelbër i Kim Jong-unit nuk ishte një spekulim. Pas zërave disaditore, Kina dhe Koreja e Veriut e konfirmuan vizitën e udhëheqësit koreano-verior në kryeqytetin kinez, udhëtimi i parë ky jashtë kufijve për të, që prej marrjes së postit në vitin 2011.

08:32
DASH reagon për arrestimin e Gjuriçit: Ruani qetësinë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënuan me forcë ngjarjet e së hënës në Mitrovicë, për të cilat thonë se rrisin tensionet në mënyrë të panevojshme dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal.

00:19
Shpallet i pafajshëm pas 23 vitesh në burg, rikthehet sërish te skuadra e tij

Historia e Neves Coleman është nga ato ngjarje rrëqethëse vetëm për t’u menduar dhe jo më për t’u përjetuar.

E martë, 27 Mars 2018
23:55
Merret vendimi, kampionati grek rinis këtë fundjavë

Pas 3 javësh ndërprerjeje, kampionatin grek do të rinisë aktivitetin normalisht, duke filluar që nga kjo fundjavë.

23:22
Spanja ‘turpëron’ Argjentinën, Isco merr topin në shtëpi

Spanja ka turpëruar Argjentinën në ‘Wanda Metropolitana’, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-1, ndërsa Lionel Messi duhet të ndjehet i lumtur, që nuk ia doli të luante sot.

23:02
VAR shpëton Italinë në “Wembley” ndaj Anglisë

Anglia barazoi 1-1 me Italinë në një miqësore luksi të zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

22:56
Vijon “rrjedhja” nga LSI, këshilltarja e Këshillit Bashkiak i bashkohet PS

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të “tronditet” në të gjithë qytetet, ku lëvizja më e fundit është shënuar në Kukës, aty ku këshilltarja e Këshillit bashkiak, e vetmja grua nga radhët e LSI-së, Zarie Visha është larguar nga kjo forcë politike duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

22:44
Dy vjet pa humbje! Gjermania “dorëzohet” në Berlin ndaj Brazilit

Gjermania është “dorëzuar” në Berlin ndaj Brazilit, duke humbur 0-1 në një ndeshje miqësore.

22:00
“Zonja e Liqenit” në shitje për 2.1 milionë dollarë – FOTO

Një vilë, e cila frymëzoi Walter Scott të shkruante “Zonja e Liqenit”, ka dalë në shitje për 2.1 milionë dollarë dhe shoqërohet bashkë me “ishullin” personal.

21:53
Këngëtarja dhe reperi, skena të nxehta në Miami

Që pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre, këngëtarja Halsey dhe reperi G-Eazy e kanë rritur së tepërmi vëmendjen e mediave rozë ndaj tyre.

21:48
Mogherini në Serbi, diskutohet mbi ngjarjet e fundit në Kosovë

Pas incidentit të ndodhur të hënën me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e serbisë, Marko Gjuriç, shefja e politikes se jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini vizitoi Beogradin.

21:33
Janë nënë e bijë, por duken si motra – FOTO

Ato janë nënë e bijë, por nuk janë të paktë ata që i pandehin se janë motra, pavarësisht se diferenca mes tyre është 31 vite.

21:02
Një “Gringo” në “Imperial”

“Gringo”, një komedi e zezë me aksion intensiv dhe intrigues, zbulon luftën për mbijetesë të biznesmenit Harold Soyinka, kur ai kthehet nga një qytetar që respekton ligjin, në një kriminel në kërkim.

20:42
Denoncimi i Fiks Fare: Të vdekurit “firmosin” për të shitur pronën para noterit!

Fiks Fare denoncoi një skandal, ku tre të vdekur, të cilët prehen në varrezat e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe, rezultojnë në dokumente se kanë “firmosur” për të shitur një tokë prej 10 dynymësh buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

20:41
Kosova ka “Shpresë”, barazim historik me Gjermaninë!

Shpresat e Kosovës kanë arritur të ndalin Gjermaninë në një barazim pa gola, i cili i ka shërbyer për të mbajtur vendin e dytë në grup.

20:21
Referendumi për mbetjet; PS kërkon konsultime. PD: Po bllokohet

Socialistët u shprehen dakord me nismën e demokratëve për të mbajtur një referendum për importin e mbetjeve në Shqipëri. Por ata kërkojnë konsultime me komisionet parlamentare. Për deputetët e opozitës, kjo është një përpjekje për të bllokuar procesin.

20:18
Leksionet e LGBTI në shkolla, Gjimnazistët: Na folën kundër bullizmit

Takimet e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI me gjimnazistët e 5 shkollave të mesme në Tiranë u komentuan masivisht në rrjetet sociale.

20:14
Kosova nuk ndalet, mund dhe Burkina Fason

Kosova e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2018: pas fitores me Madegaskarin, vjen dhe suksesi ndaj Burkina Fasos me rezultatin 2-0.

20:07
Franca rigjen Pogba dhe thyen Rusinë

Franca rigjen Paul Pogba dhe mund Rusinë në miqësoren e radhës me rezultatin 3-1.

19:59
11 vjeçari u bë me tokë; Hipotekat zbulojnë skandalin: E bënë dhe kryefamiljar

Drejtuesit e hipotekës treguan sot arsyen se perse është marrë vendimi për të pezulluar dhënien e dëshmive të pronësisë së tokave në bregdet, ku ka nisur edhe një kontroll. Në Velipojë një fëmijë 11 vjeç është bërë kryefamiljar me grua dhe dy fëmijë që të përfitonte tokë nga Ligji 7501. Rasti është zbuluar nga hipotekat dhe po hetohet.

19:56
Vdekja e rendit liberal botëror

Vendimi i Amerikës për të hequr dorë nga rendi botëror që e ndihmoi vetë të rritej dhe e ruajti për më shumë se 70 vjet, shënon një pikë të madhe kthese, sepse të tjerët ose nuk kanë interesin, ose nuk kanë mjetet për ta ruajtur. Si rezultat do të kemi një botë më pak të lirë, më pak  të begatë dhe më pak paqësore, si për amerikanët ashtu dhe për të tjerët.

19:41
Skandali i Facebook, Zuckerberg do të dëshmojë në Kongres

Pas thirrjeve të përsëritura, Mark Zuckerberg ka vendosur që të dëshmojë përpara Kongresit amerikan lidhur me skandalin që ka përfshirë Facebook.

19:41
“Tokën e grabitën me ligjin 7501”. Denoncimi për abuzime në lagunën e Kune-Vainit

Familja Mlika është një familjet pronare më të dëmtuara nga abuzimi i pronave në bregdetin e Lezhës. Ish-pronarët e tokave në Kune Vain, pretendojnë se u janë tjetërsuar rreth 300 mijë metër katrorë tokë dhe se prej 15 vitesh po sorollaten nëpër zyra, ndërsa tokën e tyre e kanë marrë 23 persona me ligjin 7501.

19:28
Mos u ngatërroni me elefantin – FOTO

Një elefant i uritur për pak sa nuk ka rrëzuar një makinë me turistë.

19:26
Nga “Shpresat” për kualifikim, të parafundit

Brenda 4 ditëve Shpresat e Shqipërisë mposhten dy herë nga Sllovakia, këtë herë me rezultatin e thellë 4-1 në transfertë.

19:25
13-vjeçarja ndërron jetë në shtëpi, MSH grup pune për të zbuluar shkakun

Një 13 vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpi mëngjesin e së martës në fshatin Berishe i Epërm në Fushe-Arrëz të Pukës. Familjarët kanë lajmëruar të martën mjekun e Qendrës Shëndetësore Berishë, pasi 13 vjeçarja kishte ndërruar jetë në shtëpi.

19:06
Të vdekurit firmosin! Sonte në “Fiks Fare”, mashtrimi për prona

“Fiks Fare” denoncon sot në mbrëmje një skandal, ku tre të vdekur, të cilët prehen në varrezat e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe, kanë firmosur për të shitur një tokë prej 10 dynymësh buzë rrugës nacionale Shkodër – Koplik.

18:41
Bisedimet për “detin”, Kotzias të enjten në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvilloje një vizitë në Tiranë këtë të enjte.

18:21
Shkallët elektrike “gëlltisin” turkun – VIDEO

Kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Stamboll të Turqisë tregojnë momentin kur një person është “gëlltitur” nga shkallët elektrike.

18:01
Stacioni hapësinor kinez rrezikon edhe Shqipërinë

Stacioni hapësinor kinez, Tiangong-1 i dalë jashtë kontrollit, pritet të bjerë në Tokë dhe sipas shkencëtarëve kjo pritet të ndodhë nga 30 marsi deri në 2 prill edhe pse situata është shumë e paparashikueshme.

17:39
Një ton drogë dhe 18 të arrestuar në Spanjë e Gjermani, mes tyre edhe shqiptarë

Një operacion i përbashkët nga autoritetet spanjolle dhe shërbimi gjerman i hetimeve doganore, ka sjellë arrestimin e 18 personave dhe procedimin e penal të 9 të tjerëve, mes të cilëve raportohet se ka edhe shqiptarë.

17:27
PD: Grabitja e tokave në bregdet, skemë kriminale shtetërore

Me anë të deputetes Albana Vokshi, Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdet.

17:27
Fier, shembet çatia, zë poshtë një grua

Çatia e një shtëpie të amortizuar është shembur duke zënë poshtë një grua të moshuar, e cila është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.