Banorët pranë Pazarit të ri do të kenë së shpejti një linjë të re ujësjellësi, ndërtimi i të cilës ka nisur nga UKT dhe do të ndikojë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj tyre.

Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia ka nisur rinovimin tërësor të rrjetit të ujësjellësit, duke ndërhyrë edhe nëpër lagje, ndërkohë që është zgjeruar rrjeti edhe në zona që më parë vuanin nga mungesa e ujit të pijshëm.

Ndërkaq, një nga objektivat kryesore të punës së përditshme të UKT-së, është dhe pastrimi i pusetave të rrjetit të kanalizimeve.

Top Channel