Qeveria miratoi sot kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Kontrata u firmos në shkurt të këtij viti mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë Gjoka sh.a. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të marrë përsipër të likuidojë kontraktorin brenda një periudhe 13-vjeçare.

Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij. Ai gjithashtu do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës gjatë të gjithë periudhës së koncesionit.

Qeveria pret që shoqëria e kontraktuar të nisë punimet brenda vitit.

Rruga e Arbrit konsiderohet si një vepër e vështirë nga pikëpamja inxhinierike, për shkak të relievit në të cilin kalon.

Top Channel