Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë nën përkthimin e Mishel Obrì, u përfshi në konkurrimin për edicionin 2018 të Çmimit Mesdhetar për të huaj.

Juria e kryesuar nga anëtari i Akademisë Franceze Dominik Fernandez e nderoi me Vlerësimin Special të Jurisë. Pri Mediterrané Etronzhé është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer.

Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve kanë qenë Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Klaudio Magris etj.
Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigj, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuuesit kryesorë në Nju Jork Rivju of Buks.

Top Channel