13-vjeçarja ndërron jetë në shtëpi, MSH grup pune për të zbuluar shkakun

27/03/2018 19:25

Një 13 vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpi mëngjesin e së martës në fshatin Berishe i Epërm në Fushe-Arrëz të Pukës. Familjarët kanë lajmëruar të martën mjekun e Qendrës Shëndetësore Berishë, pasi 13 vjeçarja kishte ndërruar jetë në shtëpi.

Ndërsa tre fëmijët e tjerë të së njëjtës familje, përkatësisht 11, 16 dhe 17 vjeç u transportuan me helikopter drejt QSUT-së mesditën e së martës.

Mësohet se gjendja e tyre paraqitet e qetë dhe po trajtohen në pediatri dhe në spitalin infektiv në QSUT.

Sipas mjekëve të QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth, por aktualisht po kryhen të gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjes së 13 vjeçares në Fushë Arrëz.

Top Channel