“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Balla për Spiropalin: S’ka ardhur në mbledhje, kur t’i shtrojë shqetësimet do ta dëgjoj Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, me tone të ashpra ka reaguar nga vendi i tij sot në Kuvend, duke thënë se parlamenti duhet të shkrihet sepse njerëzit janë ngritur në protestë dhe nuk e duan më këtë qeveri.
Ai ka ofenduar kreun e grupit të PS, Taulant Balla, duke i thënë “në kosh Taulant”.
“I shikoni njerëzit që kanë dalë apo jo? Kalojnë afër shtëpive tuaja apo jo ata Njerëz? Del Taulanti dhe i tall, flamingot thotë. Keni vjedhur shqiptarët, keni shitur Shqipërinë, kanë dalë shqiptarët në shesh po protestojnë kundër jush dhe ju i tallni. Ky parlament duhet të shkrihet sa më shpejt, nuk ju duan më njerëzit, do vijnë t’ju marrin zvarrë. Taulant ki kujdes mos kalo afër koshit të plehrave se ndonjë ditë do ju marrin dhe do ju fusin brenda”, tha Shehaj.
Balla ka replikuar duke i thënë se ai është i dënuar për vjedhje të dhënash personale dhe se bën mirë që t’i kthejë PD listën “që ke vjedhur”. Balla tha se Shehaj nuk ka hallin e protestave por “ka hallin e djalit të xhaxhait, bërtet me pronat e djalit të xhaxhait. E di Vlora sa hektarë tokë ka Agim Shehaj”.
“Shantazhin e këtij as nuk e marr në konsideratë. Po ta përsëris, ti je një hajdut. Mund t’i tërhiqet vëmendja një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në protestë, s’ka lidhje me ty, lindi si një reagim për një projekt…. i shkon televizioneve dhe i thua sa lekë do të më nxjerrësh në prime time. Je hajdut të dhënash personale, je i dënuar, je nën hetim. Ktheji PD listën e të dhënave personale që i ke vjedhur sepse sot ka një lajm të mirë, Luli mund të bëhet i penduar dhe mund të tregojë sa e pagove që të futi ty në listë…
Ky Agron Shehaj që bërtet ka hall tjetër, s’ka lidhje me protestën. Ka hallin e djalit të xhaxhait, bërtet me pronat e djalit të xhaxhait. E di Vlora sa hektarë tokë ka Agim Shehaj. O Agron, pusho ti, porta bosh.”, tha Balla.
“Taulant, çfarë të them? Ti nuk e di, por familja ime jeton jashtë prej ’91. Ne nuk kemi lidhje, fatkeqësisht. Unë dhe fisi im s’kemi marrë asnjë metër katror nga çfarë na takonte, por je një shpifës ordiner”, iu përgjigj Shehaj.
Top Channel