Anglia barazoi 1-1 me Italinë në një miqësore luksi të zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

Formacioni ishullor mori avantazhin nga një gol i Vardy pas goditjes së saktë që përfundoi në kuadratin e talentit Donnarumma.

Por në finalen e sfidës, të kaltërve i vjen në ndihmë VAR, me anë të të cilit, gjyqtari i takimit pa një ndërhyrje të gabuar ndaj Chiesa-s dhe akordoi 11-metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Insigne nuk gaboi duke bërë që 4 herë kampionët e Botës të largohen pa humbje nga Anglia.

Top Channel