Franca rigjen Paul Pogba dhe mund Rusinë në miqësoren e radhës me rezultatin 3-1.

Ka qenë si një ndeshje stërvitore ajo për skuadrën e drejtuar nga Deschamps, që hodhi në fushë formacionin më të mirë, me një treshe sulmuese të frikshme, përbërë nga Martial, Mbappe dhe Dembele.

Goli i pari i takimit u shënua nga kombinacioni mes Pogba dhe Mbappe, me këtë të fundit që u tregua i saktë përpara portës. 4 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Pogba gjeti golin personal, duke shtuar dominimin e francezëve.

Goli i Smolov në minutën e 68-të ishte vetëm për statistikë, ndërsa Mbappe 7 minuta para përfundimit shënoi golin e tretë për Francën dhe të dytin personal në këtë ndeshje. 4 ditë më parë Franca u mund të miqësoren me Kolumbinë 2-3.

Top Channel