Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj ish kreut të policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Në prill të 2016 Hoxha ishte dënuar për shpërdorim detyre me 1 vit e katër muaj burg nga gjykata e Shkallës së parë. Ai ka qenë në krye të INUV në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

Florenc Hoxha, bashkë me 18 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, u dyshuan për shpërdorim detyre, pasi sipas organit të akuzës përgjatë një viti kanë lejuar bumin e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Prokurorët rreth tre vite më parë, pretendonin se punonjësit në INUV kishin lejuar ndërtimin e mbi 500 objekteve pa leje në Tiranë, ndërkohë që Hoxha në funksionin e kryeinspektorit nuk ka marre masa për prishjen e këtyre ndërtimeve në momentin e konstatimit.

Këto abuzime për organin e akuzës, kishin ndodhur gjatë periudhës korrik 2012 – dhjetor 2013.

Top Channel