Fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

11/06/2026 22:42

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku një fëmijë i gjinisë mashkull është rrëzuar aksidentalisht duke marrë dëmtime në trup dhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel