“Një mbret pa Mbretni”, drama e Primo Shllakut në “Skampa”

28/03/2018 15:12

Teatri “Skampa” do të presë këtë fundjavë publikun elbasanas për premierën e dramës “Një mbret pa mbretni”.

Drama është shkruar nga Primo Shllaku në vitin 1991 fill pas rënies së komunizmit dhe fillimit të proceseve demokratike. Ngjarjet zhvillohen në një mbretëri të kohës së sotme

“Momenti kur në vepër mësohet se njerëzit, populli nuk është se do ta sulmojë diktatorin, po do ta braktisë, është momenti kur një mbret mbetet pa mbretni, momenti kur njerëzit e neverisin diktaturën”, thotë Stefan Çapaliku, regjisor.

Për aktorin kryesor, “mbretin”, roli i një diktatori është po aq i vështirë sa rolet e tjera dhe kërkon punë e përkushtim.

“Është një rol që rrallë e gjen në dramaturgjinë shqiptare. Një vepër e tillë për një diktator që i përket të gjithë diktatorëve”, thotë Fred Bualoti, aktor.

“Një mbret pa Mbretni”do të vihet në skenën e teatrit “Skampa” në 31 Mars-8 Prill. Kjo dramë komike synon të zbulojë sesa të dobët dhe fatkeqë janë diktatorët, pamja e të cilëve rrezaton madhështi e force.

Top Channel