E enjte, 29 Mars 2018
15:45
Kim Kardashian dje dhe sot

Është sot një nga femrat më të bukura të showbizz, por edhe një ndër më të komentuarat për shkak të formave të saj fizike.

15:33
Takimi Bushati-Kotzias. Kryefjala, partneritetit strategjik

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

15:23
Hetimi për financime ruse, prokurorët pyesin kryefinanciarin e PD

Kryefinancieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet e nisura për dyshimet se, selia blu është financuar nga Rusia për lobimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

15:19
Halle Berry ushtron yoga topless

Është 51-vjeçe, e megjithatë format e saj fizike janë perfekte, të ngjashme me ato të një vajze 20-vjeçare.

15:16
“Ballisti” i shpëton ekstradimit në Beograd. Kroacia e transferon në burgun italian

Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duket se ka gjetur mënyrën për të shpëtuar nga ekstradimi në Beograd, ku akuzohet për nxitje urrejtje mes popujve.

15:12
Blegtorët që nuk përfituan, në Lushnje përjashtohen 200 blegtorë nga skema

“Kam aplikuar çdo vit por asgjë”, thotë Qamil Haxhiu. Ai është një prej shumë fermerëve dhe blegtorëve të Lushnjes që nuk kanë marrë asnjë qindarkë ndihme nga shteti qe prej vitit 1995 kur nisi të krijonte tufën e tij të bagëtive të imta.

15:08
FSHF zyrtarizon: “Arena Kombëtare”, kandidate për Superkupën e Europës 2020

Pas dështimit në kandidimin për të siguruar organizimin e Superkupës së Europës për vitin 2019, pasi fituese u shpall stadiumi “Besiktas Arena” i Stambollit, Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar këtë të enjte aplikimin e saj në UEFA për organizimin e të njëjtit event, këtë herë për vitin 2020.

15:07
Kanos vëllain për pronën, arrestohet 60-vjeçari

Policia e Shkodrës ka parandaluar në kohë përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve.

15:02
Kujt ia ka dhënë puthjen e parë Meghan Markle?

Disa ditë e ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme e jetës së saj, e pavarësisht kësaj telashet për të nuk kanë të sosur.

15:00
BE “rrëzon” PPP-të. Gjykata europiane: Miliarda euro humbje dhe vonesa

Gjykata Europiane e Audituesve deklaroi se kontratat e partneritetit publik-privat sjellin humbje të mëdha financiare për taksapaguesit. Përfundimi ka dalë pas auditimit të 87 kontratave koncesionare, që janë dhënë nga vendet e Bashkimit Europian për përiudhën 2000-2014.

14:55
Mashtrimi me karburantet. Gjykata dënon me 10 vite Ardian Xhillarin. Doganierët dalin pa faj

Skandali me tregtinë e naftës “virgin” si benzinë përfundon me dënimin vetëm të administratorit të kompansië “Tea Konstruksion e Petrol”, Ardian Xhillari.

14:48
Ajo është vetëm 19 vjeç… Scott harron një Kardashiane

Është vetëm 19 vjeçe dhe duket se roli i mamasë i pëlqen shumë.

14:33
Fushë Krujë, 189 kg marijuanë në një karroceri kamioni të kthyer në magazinë

Në Fushë Krujë janë gjetur dhe sekuestuar 189 kg marijuanë, të cilat ishin fshehur në një karroceri trajleri, të përshtatur si magazinë.

14:29
Shqipëria U21, Bushi: Ndikuan mungesat dhe mosaktivizimi i lojtarëve

Pas humbjes 4-1 me Sllovakinë, në ndeshjen e kthimit në transfertë, përfaqësuesja e Shqipërisë U21 ka dalë jashtë objektivave për kualifikim në Europianin e ardhshëm.

14:22
Anila Trimi në krye të SHÇBA

Drejtor i i ri Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është emëruar Anila Trimi. Urdhri i minsitrit mban datën 29 mars, dhe ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn.

14:20
Prona e grabitur në Dhërmi, Alket Hyseni: Akuza të pavërteta dhe gënjeshtra politike

Emri i deputetit Alket Hyseni është përfshirë prej disa ditësh në një hije skandali me tokat në bregdet. Irini Bua, një banore e Dhërmiut, denoncoi publikisht në Top Channel grabitjen e tokës së saj.

14:19
Triumfi në “Rusi 2018”, shpërblim i majmë për futbollistët e Spanjës

Futbollistët e përfaqësueses spanjolle do të përfitojnë 800 mijë euro bruto, ose 400 mijë euro neto secili, në rast se “La Roja” do të mund të fitojë Botërorin e Rusisë, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik.

14:15
Zhvishet Holly Hagan

Është një nga vajzat më të komentuara për shkak të formave fizike, e megjithatë surprizon gjithnjë me daljet e saj publike.

14:06
Çollaku: Çdo vendim i bashkisë së Tiranës pas korrikut 2017, i paligjshëm

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku deklaroi në mbledhjen e radhës se çdo votim apo miratim që është marrë nga bashkia para vendimit të Gjykatës së Tiranës, nga korriku 2017, është i paligjshëm.

14:01
Huawei prezanton celularin me kamerën më të mirë në treg (Foto)

Është prezantuar më në fund Huawei P20 Pro, celulari më i mirë deri më sot i markës kineze.

13:27
Ditëlindja e “çmendur” e Demi Rose

Ditën e djeshme modelja Demi Rose, ka festuar nën shoqërinë e miqve të saj 23-vjetorin e saj të lindjes.

13:08
Tare “mbërthen” Inzaghin: Te Lazio edhe për dy sezone të tjera

Lazio nuk ka ndërmend të privohet nga Simone Inzaghi. Kjo është ajo që ka deklaruar Drejtori Sportiv i klubit roman, Igli Tare, gjatë programit “Calcio E Mercato”, të televizionit “Sportitalia”, ku ishte i ftuar për të marrë çmimin e Drejtorit Sportiv të vitit.

13:08
Hapen kreditë e buta, Veliaj: Zgjidhje problemit të strehimit për familjet

Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës.

13:07
Rikthehet Tuna

Që pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, këngëtarja bukuroshe Tuna, nuk ishte shfaqur në rrjetet sociale.

13:07
Elita e futbollit europian, në pritje të kampionëve sezonalë

Kampionatet në Europë rinisin pas pushimit të detyruar për t’iu lënë hapësirë ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

13:04
Pak aplikime në bujqësi, nga 330 mijë fermerë kërkuan fonde më pak se 2%

Ashtu siç e bëri të ditur më herët dhe kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët e Librazhdit se do të shtyhet me një muaj afati për masat e investimeve në agroturizëm. Ky afat shtyhet deri më 27 prill.

13:01
Haxhinasto: Tarifa duhej të ishte nën mesataren e rajonit

Ish ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha në Kuvend se është në atë kohë u ra dakord që tarifa të ishte nën mesataren e rajonit, dhe bëhet fjalë për 0.035 cent për kilometër, dhe jo sa është vendosur tani.

12:59
Kapet “mat” Leonardo DiCaprio

Është konsideruar si një ndër meshkujt më të talentuar të Hollywood, dhe njëkohësisht edhe më i preferuar nga vajzat.

12:57
PAOK-ut i hiqen 3 pikë, sezonin tjetër e nis me -2 pikë

PAOK-u i Selanikut ndëshkohet nga Federata greke për incidentet e ndodhura në ndeshjen me AEK-un e Athinës, ku u pa të hyjë i armatosur në fushën e lojës pronari i ekipit, Ivan Savidis.

12:56
Berisha: Nuk me ndalonte gjë të vija taksën, por është arterie e kombit

Ish kryeministri Sali Berisha foli në Parlament për taksën për Rrugën e Kombit, për të cilën tha se në kohën kur ishte në pushtet u vendos që taksa të mos vihej, pasi është arterie e kombit.

12:50
Një ditëlindje përrallore

Emina Cunmulaj, është modelja shqiptare e cila jeton prej vitesh në Amerikë dhe është e martuar me një biznesmen.

12:28
Krimet e Rënda shpallin moskompetencë gjykimi për Fadil Kasemin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për vazhdimin e gjykimit për Fadil Kasemin, autorin e vrasjes së ish bashkëshortes gjyqtare, Fildeze Hafizi.

12:27
TEC me gaz për Korçën, prezantohet projekti

Projekti i një TEC-i me gaz në Korçë, një investim privat prej 500 milonë euro është prezantuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare. Ky TEC do të jetë përprodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës.

12:19
Shkumbini rrezikon fshatin. Banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi!

Prej më shumë se 6 vitesh, Lumi Shkumbin po gërryen tokat e fermerëve në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës.

12:18
Aksident me dy të plagosur në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar pak para mesditës së kësaj të enjteje në autostradën Tiranë-Durrës.

12:14
Financimi rus i PD-së, Rama: Mos e thirr më shpejt fatin tënd. Basha: Të bëjmë hetim parlamentar

Pas rrugës së Kombit, financimi rus i Partisë Demokratike është një tjetër temë debati mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Mos e thirr më shpejt fatin tënd i tha Rama-Bashës, por ky i fundit kërkoi të bëhej një hetim parlamentar për ti dhënë fund kësaj historie.

12:06
Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin

Një trup i pajetë është rreth orës 10:45 në fshatin Katund i Ri në Elbasan, në buzë të lumit Shkumbin.

12:02
Diamanti blu, në ankand pas 300 vitesh. Pritet të shitet mbi 5 mln dollarë

Përgjatë 300 viteve të fundit ka qenë në duart e 4 dinastive mbretërore europiane. Por, në muajin maj, diamanti i jashtëzakonshëm blu 6.16 karatësh, “Farnese”, do të dalë në shitje për të parën herë në historinë e tij, në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”.

11:54
Rruga e Kombit, Rama: Të pandehurit janë në sallë. Basha: Ke 5 vjet në qeveri, s’ke asnjë fakt

Rruga e Kombit e kthyer tashmë në debat në Kuvend ka qenë në fokus dhe të dy liderëve politikë, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

11:48
Rruga e Kombit, Basha: Tarifën e merr në taksën e karburantit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kryeministri vazhdon të gënjejë pasi vetëm nga taksa e qarkullimit që shqiptarët paguajnë në çmimin e naftës mblidhen paratë e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

11:44
Kotzias, në Tiranë për detin. Takimi me Bushatin, dy javë pas autorizimit të Presidentit

Ministri Bushati u largua më herët nga Kuvendi, për të mikpritur homologun e tij grek, Kotzias, por i pyetur nga gazetarët për fatin e vizitës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Shqipëri në muajin prill, Ditmir Bushati nuk dha një datë konkrete, ndonëse sipas tij gjithçka do të bëhet në kohën e duhur.

11:36
Rruga e Kombit, Rama: Banorët e zonës nuk do përjashtohen nga tarifimi

Debati për tarifimin në rrugën e Kombit është zhvendosur në sallën e Kuvendit ku kryeministri Edi Rama ka dhënë sqarimet e tij, ku bëri të ditur se banorët e zonës nuk do të përjashtohen nga ky tarifim.

11:30
Përcaktohet data e samitit historik midis dy Koreve

Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut do të mbajnë samitin e parë në mbi një dekadë, më 27 prill. Bisedimet mes Kim Jong-unit të vendit komunist dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in, do të zhvillohen në fshatin kufitar të Panmunjomit, sipas asaj që njoftohet përmes një deklarate të përbashkët.

11:13
NBA, LeBron James barazon një rekord të Michael Jordan (Video)

Cleveland Cavaliers mundi Charlotte Hornets 118-105 në ndeshjen e radhës së NBA, një fitore kjo që merr vlerë të veçantë për LeBron James.

11:13
Kosovë, arrestohen “gylenistët” e rrjetit arsimor “Gülistan E.I.”

Policia e Kosovës vuri në pranga 5 shtetas turq, punonjës të “Institucionit Arsimor Gülistan”, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit dy vite më parë.

11:10
Manastirliu: Lehtësohet procedura e kempit, fund praktikave korruptive

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë në Lezhë ku ka parë nga afër procesin e vlerësimit mjekësor të aftësisë për punë të personave me aftësi të kufizuar në qarkun e Lezhës.

11:03
Rruga e Kombit, Gjiknuri: E shtrenjtë, por ende nuk ka përfunduar

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kuvend tha se rruga e Kombit ende nuk ka përfunduar. Ai tha se të gjitha qeveritë kanë qenë dakord për taksën e rrugës për mirëmbajtjen e saj.

11:00
Tenis, Del Potro dhe Isner në gjysmëfinalet e Mastersit të Majemit (Video)

Juan Martin Del potro vijon rrugën e sukseseve për vitin 2018.

10:58
Francë, arrestohet shoferi që tentoi të vriste ushtarët

Policia franceze ka mundur të arrestojë drejtuesin e automjetit, që rrezikoi të shtypte një grup ushtarësh që po vraponin pranë kazermave të tyre, në qytetin juglindor të Francës, Grenoble.

10:51
Dedektivët britanikë: Ish-spiuni rus u helmua në derën e shtëpisë

Detektivët, që po hetojnë tentativën për vrasje të Sergei Skripalit dhe vajzës së tij Yulia, thanë se janë të bindur që ata të dy u helmuan me agjent nervor në derën e shtëpisë së ish-spiunit në Salisbury.

10:51
Duma: Qeveria pa strategji, plakja në Shqipëri me ritme alarmante

Qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara, shprehet deputetja e PD-së, Grida Duma në Kuvend, teksa thotë se plakja e popullsisë në Shqipëri është me ritme alarmante.

10:46
Kryemadhi: Rama, në histori si njeriu që e rrëzoi nga pushteti rinia

Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kryeministr Edi Rama do të hyjë në histori si njeriu që e rrëzoi nga pushteti rinia.

10:39
Futbolli italian sërish në zi, ndërron jetë trajneri Mondonico (FOTO)

Pas Davide Astorit në fillim të muajit, është shuar në moshën 71-vjeçare edhe trajneri italian Emiliano Mondonico, pas një beteje të gjatë kundër kancerit.

10:36
Ambasada e SHBA në Kosovë: Rrezik sulmesh terroriste për Pashkë

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në internet, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë atje mbi rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në vend, sidomos gjatë sezonit festiv.

10:26
Taksa e “Rrugës së Kombit”, Haradinaj kundër: Është e tepruar!

Reagimet në Kosovë ndaj taksës së vendosur në “Rrugën e Kombit” kulmuan me pohimet e bëra nga kryeministri Ramush Haradinaj në KTV se shuma e vendosur “është e tepruar”.

10:23
Si arriti Trump ta nxjerrë Kim Jong Un-in nga strofulla

Si biznesmen i suksesshëm, Donald Trump e ka perfeksionuar artin e negociatave. Në fakt ka shkruar edhe një libër rreth tyre, që ka shitur shumë kopje. Por si president, Trump po shfaq aftësi të tjera, ato të diplomacisë. Ndonëse gjuha e tij e ashpër me Korenë e Veriut dhe nofka si “burri i vogël me raketa” mund të mos shihen si “presidenciale”, negociatat e pazakonta për kërcënimet bërthamore nga Koreja e Veriut duket se po japin rezultat. Të paktën deri tani.

10:11
Ndryshon Facebook. Më shumë lehtësira për të mbrojtur privatësinë

Në valën e përballjes me skandalin e përdorimit të parregullt të të dhënave të 50 milionë përdoruesve të tij nga kompania konsulente britanike “Cambridge Analytica”, Facebook-u ka vendosur të ripërtërijë kontrollet mbi privatësinë.

10:06
“Sancas”, nis monitorimi ajror kundër drogës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur një delegacion të lartë të policisë italiane, në kuadër të mbështetjes për monitorimin ajror të territorit.

10:00
Incidenti me Marko Gjuriçin, Vuçiçi konsultohet me Putinin

Përfshirja e Rusisë në konfliktin e fundit Kosovë-Serbi mund t’i ndërlikojë përpjekjet e Bashkimit Europian për zgjidhjen e situatës në mënyrë paqësore, shkruan dega e Associated Press në Beograd, e cituar nga mediat kosovare.

09:53
Prodhime ushqimore të paligjshme, në pranga pronari dhe dy punëtorët

Policia e Shkodrës dhe AKU kanë zbuluar një aktivitet të kundraligjshëm në prodhimn e produkteve ushqimore, duke arrestur pronarin e firmës dhe dy punëtorët e tij.

09:42
Municione dhe kanabis në shtëpi, arrestohet 58-vjeçari

Policia e Vlorës ka gjetur municione dhe një sasi kanabisi në shtëpinë e Imer Maskajt, duke arrestuar dhe 58-vjeçarin.

09:31
20 klubet që grumbulluan më shumë të ardhura në vitin 2017 (Foto)

Klubet e futbollit shpenzojnë shumë në ditët e sotme sepse nga ana tjetër edhe fitojnë shumë.

09:08
Në kërkim nga Italia për prostitucion, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

09:06
Nobelistja Malala, në Pakistan pas 6 vitesh

Gjashtë vite më parë, një militant taleban hapi zjarr ndaj autobusit me të cilin ajo po kthehej nga shkolla, së bashku me disa vajza të tjera.

09:04
Librazhd, arrestohet hajduti i bankës

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Librazhit pasi ka thyer me sende të forta filialin e një banke në këtë qytet.

08:51
Brenda trenit sekret të Kim Jong-unit (Foto)

Janë publikuar fotot e para të trenit të blinduar me të cilin udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un udhëtoi për të shkuar në Kinë.

08:30
Venezuelë, zjarri në qelitë e komisariatit vret 68 të burgosur

Plot 68 persona kanë humbur jetën në qytetin venezuelian të Valencias, pas flakëve që shpërthyen në një komisariat policie.

00:14
Atentat 40-vjeçarit në mes të Shkodrës

Një atentat ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Vojo Kushi”, në afërsi të shkollës “Oso Kuka”.

E mërkurë, 28 Mars 2018
23:13
‘Ngushëllimi’ brazilian për Trapp (Foto)

Portieri gjerman i Paris Saint Germain, Kevin Trapp ishte në portë në miqësoren Gjermani-Brazil, teksa pësoi edhe golin e vetëm të takimit, shënuar nga Gabriel Jesus.

22:48
Resorti i milionerëve në shitje për 10 milionë euro – FOTO

Shtëpia më e madhe dhe më luksoze në gadishullin e Sandbanks të Anglisë ka dalë në shitje për një çmim “modest”.

22:13
Rinovimi i Gattusos, Mirabelli: Për Pashkë

Massimiliano Mirabelli, përgjegjës teknik në klubin e Milanit, ishte një nga të parët që besoi te Gattuso, duke e sjellë fillimisht si trajner në ekipin e të rinjve.

21:56
“Judicial Watch” kërkon informacione mbi aktivitetet e Sorosit, edhe në Shqipëri

Grupi i aktivistëve amerikane “Judicial Watch” depozitoi të mërkurën një padi kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe USAID-it, lidhur me të dhënat për financimet e aktiviteteve politike të fondacioneve të George Sorosit në Rumani dhe Kolumbi.

21:56
Ish-gangsterja e penduar, Trejsi: Më vjen turp nga vetja kur e shikoj videon…

E ftuar në “Top Show Magazine”, Trejsi Sejdini i është rikthyer edhe një herë videos së publikuar rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet duke goditur një djalë.

21:45
Vepra e Van Gogh shitet miliona euro në Paris

Një peisazh i impresionistit holandez Vincent Van Gogh i shfaqur në Paris të mërkurën pritet të shitet nga 3 deri në 5 milionë euro kur të dalë në ankand në muajin qershor.

21:20
Pogradec/ Gabimi i bashkisë “përplas” në gjykatë familjarët

Fiks Fare sjell fakte se nga bashkia Pogradec është regjistruar një apartament me dy certifikata të ndryshme trungu familjar. Ndërkohë që kontrata fillestare e privatizimit e vitit 1993 ish lidhur vetëm me njërin prej tyre, me Nuri Shahini.

21:09
Tre medalje në Europian, Calja: Ia dedikoj shqiptarëve! – FOTO

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja triumfoi në Europianin e Peshëngritjes, duke arritur të marrë 3 medalje ari.

20:13
Briken Calja, triumf i trefishtë në Europian, “mbulohet” me ar

Briken Çalja u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje, pasi shkëlqeu në turneun që po zhvillohet këtë fund muaji në Bukuresht. 3 medalje të arta erdhën vetëm nga sportisti ynë, kampion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë.

20:09
Trump: “Presidenti kinez më siguroi që takimi me Kim-in shkoi shumë mirë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi këtë mërkurë në Twitter se kishte marrë një mesazh nga Presidenti i Kinës, Xi Jingping, në lidhje me vizitën e fshehtë të diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un, i cili ndodhej në Pekin gjatë kësaj fundjave.

20:01
Alket Hyseni, tjetër “zaptim”; Ndërtuesi në Golem e paditi për truallin pranë vilës që i shiti

Emri i deputetit Alket Hyseni përfshihet sërish në hije skandali me tokat në bregdet. Ndërtuesi i një fshati turistik në Golem, e ka paditur në vitin 2014, Hysenin se i kishte zaptuar një sipërfaqe toke pranë viles tre katëshe që deputeti kishte blerë në vitin 2007 në plazh.

19:58
Fëmijët me bronkopneumoni, u sollën me urgjencë nga Puka

Tre fëmijë u transportuan të martën me urgjencë nga Puka në Tiranë. Ata ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore, por edhe në shok, për shkak se atë ditë motra e tyre 13-vjeçare kishte ndërruar jetë. Ndërsa për vdekjen e të miturës vijojnë verifikimet, në Tiranë, e motra 11-vjeçare është ende e rëndë.

19:40
Lame: Bregdeti, pa tapi

Task Forca për verifikimin e pronave në bregdet e ka nisur punën nga Hipoteka e Vlorës.

19:10
Durrës, humb kontrollin e mjetit, përplas për vdekje çiklistin – FOTO

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua pasditen e së mërkurës në qytetin e Durrësit.

18:33
Qyteti “fantazmë” që kushtoi 40 miliardë dollarë – FOTO

Një projekt prej 40 miliardë dollarësh, për të ndërtuar qytetin e parë në botë të “zgjuar” barazvlerësohet me Çernobilin si një qytet “fantazmë”

18:14
Thaçi-Haradinaj njëzëri: Tonet kërcënuese nga Serbia s’kanë efekt!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim ditën e sotme, ku kanë diskutuar për çështje politike, zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.

17:55
U dëmtua me kombëtaren, largohet frika për Hysajn

Mjekët e Napolit nuk kanë evidentuar dëmtime serioze në ligamentet e gjurit dhe lojtari i përfaqësueses shqiptare ka marrë dritën jeshile duke u stërvitur me skuadrën.

17:45
“Vuçiç ta kuptojë, durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufij”

“Presidenti serb, Vuçiç, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë”.

17:15
Hamburg, trajneri Titz “dënon” Mavrajn: Stërvitje me U21-shin

Si të mos mjaftonte sezoni i dështuar në Bundesligën gjermane, Hamburgu po has probleme edhe me lojtarët, nga të cilët priste më shumë siguri, si në rastin e Mërgim Mavrajt.

17:13
“Pas fëmijës së tretë, do rikthehem më e nxehtë se kurrë”

Ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë, dhe ky është fëmija i saj i dytë.

17:09
BSH, guvernatori Sejko: Krenohemi me qëndrueshmërinë e Lekut

Banka e Shqipërisë deklaroi se vlerësimi i lekut ndaj euros është rezultat i forcimit të ekonomisë shqiptare.

17:02
Procesi i Vettingut, përjashtohet dhe gjyqtari Ilir Çeliku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e Vettingut për Ilir Çelikun, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës.

17:02
Tirana, drejt ngjitjes në elitë. Shkatërron 5-1 Apoloninë

Tirana vazhdon marshimin e saj bindës drejt rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, pasi fitoi 5-1 ndaj Apolonisë, në një ndeshje ku dominoi dhe dhuroi spektakël, pa vënë asnjëherë në diskutim suksesin.

16:58
Lacio, prè e mashtrimit “online”: Dy mln euro për De Vrij…te “hacker”-at

Mashtrimet financiare në internet janë përhapur në mënyrë masive në vitet e fundit, e piratët kompjuterikë në jo pak raste kanë cënuar edhe sigurinë e shumë bankave e institucioneve të rëndësishme.

16:58
Elvana Gjata bashkëpunim me reperin e famshëm

Çdo ditë ajo rezervon një surprizë për fansat e saj.

16:52
Burrel, kapet i kërkuari për vrasje të dyfishtë. Do të ekstradohet në Itali

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e vrasjes me dashje në Itali është arrestuar pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Burrelit nga efektivët e policisë së Matit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

16:50
TopAwars/ Endri hyn në klasifikim me “Qa ndodhi”, duke u bërë me tre këngë në “The Top List”

Endri është një ndër talentet e rinj në muzikë, i cili ka krijuar shumë fansa dhe përshkruhet si Justin Bieber shqiptar.

16:46
Moderatorja e famshme “rrit” temperaturat në Meksikë

Është një ndër moderatoret më të bukura dhe këtë të martë një gjë të tillë e ka vërtetuar nga brigjet e Meksikës.

16:38
Përplasen dy automjete në aksin Fier-Vlorë, 5 të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

16:30
Xheni e “Big Brother” zbulon marrëdhënien me Olsin

Ish banorja e ‘Big Brother’, Xheni, e cila është transferuar përfundimisht në Tiranë, edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, vijon të mbetet në qendër të mediave rozë.

16:17
Xheni e “Big Brother”: E mendoj rikthimin me Benardin

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother’, Xheni ishte e ftuara e kësaj të mërkure në emisionin PopCulture.

15:58
Mirmëngjes nga shtrati i Rita Orës

Nuk ka nevojë për më shumë famë, të cilën e gëzon tashmë në mbarë botën, por sërish vijon të provokojë.