Një atentat ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Vojo Kushi”, në afërsi të shkollës “Oso Kuka”.

Ridvan Kruja, 40 vjeç, sipas policisë, ka marrë plagë me armë zjarri, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, forca të shumta policie rrethuan zonën dhe kanë shoqëruar në polici disa persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

Top Channel