Blegtorët që nuk përfituan, në Lushnje përjashtohen 200 blegtorë nga skema

29/03/2018 15:12

“Kam aplikuar çdo vit por asgjë”, thotë Qamil Haxhiu. Ai është një prej shumë fermerëve dhe blegtorëve të Lushnjes që nuk kanë marrë asnjë qindarkë ndihme nga shteti qe prej vitit 1995 kur nisi të krijonte tufën e tij të bagëtive të imta.

“Sakrifica jonë është më e madhe pasi mungesa e kullotave na detyron të marim toka me qera duke i mbjellë ato,duhet të përshkruajmë kilometra të tëra buzë autostradës të rrezikuar për të shkuar deri te toka. Shpenzojmë që nga punimi i tokës të mbjellja korrja etj”, thotë Qamili.

Ai thotë se i plotëson të gjitha kushtet por në fund subvencionin e fiton një blegtor nga Skrapari.

Top Channel