Fushë Krujë, 189 kg marijuanë në një karroceri kamioni të kthyer në magazinë

29/03/2018 14:33

Në Fushë Krujë janë gjetur dhe sekuestuar 189 kg marijuanë, të cilat ishin fshehur në një karroceri trajleri, të përshtatur si magazinë.

Policia vuri në pranga poseduesin Artan Kraja 42 vjeç, i cili e kishte përshtatur karrocerinë e prishur në këtë formë.

“Më datë 28.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Kraja 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë”, thuhet në njoftimin e policisë së qarkut të Durrësit.

Top Channel