Foto ilustruese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e Vettingut për Ilir Çelikun, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Ilir Çeliku përjashtohet nga Vettingu pasi ka dhënë dorëheqjen përpara nisjes së këtij procesi. Pas këtij vendimi shkon në 10 numri i zyrtarëve që janë përjashtuar nga procesi.

Më herët edhe në 9 zyrtarë të tjerë kanë janë përjashtuar nga procesi i Vettingut, mes të cilëve ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatrik Llalla dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani

Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Top Channel