Shkumbini rrezikon fshatin. Banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi!

29/03/2018 12:19

Prej më shumë se 6 vitesh, Lumi Shkumbin po gërryen tokat e fermerëve në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës.

Argjinatura është prishur dhe në fshat 1200 hektarë tokë janë në rrezik përmbytjeje. Këtë vit ka rënë aq shumë shi, sa banorët i tremben një katastrofe.

“Është gërryer komplet. Po doli na kanal të madh, përmbytemi të gjithë këtu. Nuk vjen njeri ta shikojë këtë. Nuk kemi çfarë të bëjmë ne”, thonë banorët.

Përveç reshjeve, faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së lumit janë edhe nxjerrja e materialeve për ndërtim nga kompani të ndryshme për 27 vjet me radhë.

Në rast se argjinatura do të çahet, përveç tokave, rrezikon të përmbytet dhe Kalaja e Vilës, që është monument kulture.

Top Channel