Drejtor i i ri Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është emëruar Anila Trimi. Urdhri i minsitrit mban datën 29 mars, dhe ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn.

Ky i fundit u emërua drejtor në departamentin e policisë kriminale në policinë e Shtetit.

Që prej tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në këtë minsitri dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar.

Ndërkaq, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

Top Channel