Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë shumë afër një marrëveshjeje, tha presidenti Donald Trump në një postim të enjten pasdite, duke shtuar se bllokada detare “do të mbetet në fuqi derisa marrëveshja të finalizohet; koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”.
Trump njoftoi gjithashtu se po anulon bombardimet që ishin planifikuar për sonte, pas deklarimeve të mëparshme të bëra ditën e djeshme dhe sot. Ai theksoi se diskutimet midis palëve kanë arritur nivelin më të lartë dhe janë miratuar nga të gjitha palët e përfshira.
“Bazuar në faktin se diskutimet me Republikën Islamike të Iranit kanë arritur nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar, unë, si President i Shteteve të Bashkuara, kam anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara kundër Iranit për sonte.
Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në terma të përgjithshëm ashtu edhe në detaje, nga të gjitha palët e përfshira, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjerë. Bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë derisa të finalizohet kjo marrëveshje – koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”, shkroi Trump.
Megjithatë, Trump kishte deklaruar më parë se Shtetet e Bashkuara janë pranë një zgjidhjeje për të menaxhuar tensionet me Teheranin, i cili nuk e ka mohuar zhvillimin e diskutimeve.

Top Channel