Foto ilustruese

Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar pak para mesditës së kësaj të enjteje në autostradën Tiranë-Durrës.

Të aksidentuara kanë mbetur një 19-vjeçare banuese në Durrës dhe një tjetër bashkëmoshatare e saj, banuese në Sukth, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Sukth rreth orës 11:20, ku drejtuesi i një mjeti furgon është përplasur me dy mjete të tjera, një tjetër furgon dhe një mjet i tipit “Scania”.

Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë që po punojnë për të mësuar rrethanat e aksidentit rrugor.

Top Channel