Thaçi-Haradinaj njëzëri: Tonet kërcënuese nga Serbia s’kanë efekt!

28/03/2018 18:14

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim ditën e sotme, ku kanë diskutuar për çështje politike, zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.

Në një deklaratë të përbashkët, Thaçi dhe Haradinaj thonë se tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. “Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, gjatë takimit u tha se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sipas mediave në Kosovës, në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel