
Policia e Shkodrës dhe AKU kanë zbuluar një aktivitet të kundraligjshëm në prodhimn e produkteve ushqimore, duke arrestur pronarin e firmës dhe dy punëtorët e tij.
Në pranga u vunë Gëzim Bala , 60 vjeç, pronar i firmës, djali i tij Elis Bala, 26 vjeç, i punësuar në firmë, Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, e punësuar merceologe në firmë
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.
Ditën e djeshme nga policia është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Top Channel