Manastirliu: Lehtësohet procedura e kempit, fund praktikave korruptive

29/03/2018 11:10

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë në Lezhë ku ka parë nga afër procesin e vlerësimit mjekësor të aftësisë për punë të personave me aftësi të kufizuar në qarkun e Lezhës.

“Më vjen mirë të konstatoj se ka filluar të zbatohet procedura e re që kemi miratuar për të lehtësuar personat me aftësi të kufizuar për përfitimin e pagesës që ju takon pas vlerësimit nga KMCAP. Siç po shohim sot këtu, asnjë person me aftësi të kufizuara nuk paraqitet më pranë ambjenteve ku zhvillohen komisionimet nga KMCAP-të, ndryshe nga sa ndodhte më parë, por vendimi merret nga komisioni bazuar në dokumentacionin e dosjes së paraqitur, ndërsa përgjigja i dërgohet qytetarit në shtëpi nga administratori shoqëror në njësinë vendore ku banon”, tha Ministrja Manastirliu.

Vetëm me këtë hap të ndërmarrë, kemi kursyer rreth 40 orë sorrollatje për çdo qytetar që komisionohej dhe minimalisht 47 milion lekë në total, që shpenzoheshin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti.

Një tjetër letësi për procedurast e Kempit është heqja e “malit të dokumenteve që kërkoheshin më parë”.

“Personave me aftesi te kufizuar, për të aplikuar dhe komisionuar pranë KMCAP-ve nuk ju kërkohen më 8 dokumente, por vetëm 2 dokumente. Por një tjetër arsye pse ndërmorëm këtë reformë ishtë eleminimi i praktikave abusive dhe korruptive që ndodhnin në parë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për kategorinë e përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje detyroheshin të rikomisionoheshin çdo vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur rikomisionimin 3-5 vjet, duke ju kursyer personave me aftësi të kufizuar 16 orë sorollatje për këtë shërbim.

Top Channel