Kryemadhi: Rama, në histori si njeriu që e rrëzoi nga pushteti rinia

29/03/2018 10:46

Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kryeministr Edi Rama do të hyjë në histori si njeriu që e rrëzoi nga pushteti rinia.

“Dhe unë të siguroj që do jesh pjesë e historisë dhe teksteve shkollore ndoshta pas 50 vitesh. Ku në to do shkruhet : u përpoq me sa mundi të largonte shqiptarët nga vendi i tyre. Shkatërroi ekonominë, sundoi me banda, me menyrën si qeverisi largoi nga vendi mjekët, infermierët, mësuesit, inxhinierët, ekonomistët, intelektualet dhe mbi të gjitha helmoi shpresat e rinisë. Por të siguroj zoti kryeministër se në kapitullin tënd të historisë do të shkruhet gjithashtu : e rrëzoi nga pushteti rinia dhe e dënoi me pak vonesë drejtësia.”, vijoi ajo.

Ajo tha se kjo qeveri ka vetëm një projekt politik, “Shqipëria në shitje”.

“Qeveria jonë shurdh memece qorre as e ndjen a janë gjallë ata njerëz apo kanë ushqim për fëmijët e tyre. Kjo qeveri mendon për ta vetëm në ditën e votimit për të blerë votën. Nuk mendon si ti punësojë shqiptarët, po ti taksojë dhe gjobisë. Rruga e Kombit që lidhi vëllezërit e gjakut, rrezikon të kthehet në vijën e demarkacionit të ri mes Shqipërisë e Kosovës. Për ca integrimi flasim kur veriu i Shqipërisë duhet të paguajë dhe taksën e izolimit. Ka vetëm një projekt politik “Shqipëria në shitje”, tha znj. Kryemadhi.

Top Channel