Që pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, këngëtarja bukuroshe Tuna, nuk ishte shfaqur në rrjetet sociale.

Postimet e saj këto kohë kanë qenë kryesisht për djalin e saj të vogël, ndërsa nga jeta e saj private dhe profesionale Tuna ka preferuar të mos zbulojë asnjë detaj.

Por kjo gjë deri mbrëmjen e së mërkurës, pasi këngëtarja ka publikuar disa foto të sajat në shoqërinë e miqve.

Në foto Tuna shfaqet më në formë se kurrë, e veshur me fustan të zi dhe flokët e zeza.

Ende nuk e dimë nëse ky rikthim i këngëtares paralajmëron ndonjë projekt të ri.

Gjithçka mbetet për tu parë në ditët në vijim.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel