Policia e Vlorës ka gjetur municione dhe një sasi kanabisi në shtëpinë e Imer Maskajt, duke arrestuar dhe 58-vjeçarin.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik model 56, një armë gjahu teke, 121 fishekë luftarakë, 447 copë fishekë për pistoletë TT M-54, 12 copë fishekë për armë gjahu, 11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel