“Judicial Watch” kërkon informacione mbi aktivitetet e Sorosit, edhe në Shqipëri

28/03/2018 21:56

Grupi i aktivistëve amerikane “Judicial Watch” depozitoi të mërkurën një padi kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe USAID-it, lidhur me të dhënat për financimet e aktiviteteve politike të fondacioneve të George Sorosit në Rumani dhe Kolumbi.

Akuzat kanë të bëjnë me dyshimet për transaksionet që kanë kaluar përmes USAID nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejt fondacioneve të miliarderit, dhe që janë përdorur në mbështetje të politikave dhe interesave të tij, në vende të ndryshme të botës.

Canada Free Press thekson se aktivistët e “Judicial Watch” po kërkojnë gjithashtu informacione mbi aktivitetet e Sorosit në Maqedoni e Shqipëri. Në muajin shkurt të 2017-s, grupi raportoi se qeveria amerikane kishte paguar miliona dollarë të taksapagueseve për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Maqedonisë, e cila kishte përplasje me Sorosin.

Gjithashtu, vijon media, në mars të 2017-s, në një letër për sekretarin e shtetit Rex Tillerson 6 senatore amerikane i kërkuan atij të hetojë marrëdhëniet mes USAID dhe Soros dhe mënyrën se si po përdoren paratë e amerikanëve nga DASH dhe USAID për të mbështetur politikane të grupeve të majta në vende si Maqedonia e Shqipëria.

Top Channel