Burrel, kapet i kërkuari për vrasje të dyfishtë. Do të ekstradohet në Itali

28/03/2018 16:52
Foto ilustruese

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e vrasjes me dashje në Itali është arrestuar pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Burrelit nga efektivët e policisë së Matit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Fation Stojani (Islamaj), 28-vjeçari banues në Ulëz-Mat.

Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi një gjykatë italiane ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes me dashje, dënimi maksimal për të cilën sipas Kodit Penal italian është “burgim i përjetshëm”.

Ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor të vitit 2016 në Conegrate të Milanos, ku shtetasi Stojani ka vrarë me armë zjarri dy shqiptarë të tjerë, 31-vjeçarin A.Ll. dhe 38-vjeçarin A.Ll.

Tashmë, zyra qendrore e Interpol Tiranës po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel