E premte, 30 Mars 2018
13:53
I zhdukur prej 8 ditësh, dëshmitarët: E pamë të hidhej në lumë

Nazmi Goxhaj, 54 vjeç rezulton i zhdukur që prej 22 marsit. Ai po kthehej nga Greqia, por në Fier ka humbur kontaktet me familjarët.

13:46
Celulari dhe pantallonat nxjerrin zbuluar aktoren

Ajo i dha fund lidhjes së saj me Joey Morrisson vitin e kaluar.

13:39
Güleni trazon Kosovën, Veseli: I turpëruar; Haradinaj shkarkon ministrin e AKR-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh thellësisht i indinjuar nga arrestimi dhe deportimi i 6 shtetasve turq një ditë më parë, një akt ky për të cilin ai bën përgjegjës si presidentin Hashim Thaçi, ashtu edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

13:36
Ministri Majko mbjell në Tiranë pemët e Diasporës

Diaspora është e para që i është përgjigjur thirrjes për të mbjellë pemë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, mbollën 100 fidanë në njësinë nr. 5.

13:32
Ndryshon trendi në Shqipëri, kjo është mosha që gratë zgjedhin të bëhen nëna

Mosha kur gratë shqiptare, zgjedhin që të bëhen nëna për herë të parë, ka ndryshuar. Ndërsa vite më parë vajzat bëheshin nëna sapo përfundonin gjimnazin, vitet e fundit lindja e parë e një fëmijë vjen pak pas përfundimit të universitetit.

13:03
Në prag të Juventus-Milan, Allegri: Chiellini, titullar. Dua titullin!

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri doli para medieve për të shpjeguar një pjesë të zgjidhjeve të tij për superndeshjen e kësaj të shtune ndaj Milanit.

13:00
Amber Rose me bikini “çmend” Meksikën

Që nga koha kur iu nënshtrua operacionit për zvogëlimin e gjoksit, Amber Rose nuk kishte bërë asnjë dalje në publik me bikini.

12:55
Pendohet Lista Serbe? Paqartësi mbi largimin nga qeveria

Operacioni i policisë në veri të Kosovës, ku u arrestua zyrtari serb Marko Gjuriç, shtyu Listën Serbe të njoftonte largimin nga qeveria.

12:48
Bonucci, përballë provës speciale: Flamur apo tradhtar?

Juventus-Milan do të shënojë këtë të shtunë, rikthimin për herë të parë të Leonardo Bonuccit në stadiumin ku e konsideronin një idhull, e në pak muaj tashmë e personifikojnë në rolin e një tradhtari.

12:47
Kur Kate Upton të lë pa fjalë!

Ajo është e famshme për format e saj “vrastare”.

12:44
Bayern përzgjedh zëvendësuesin e Jupp Heynckes

Emërimi i një trajneri te Bajerni i Mynihut nuk është diçka e lehtë për drejtuesit.

12:42
F1, e mërzitshme pa parakalime? “Liberty Media” nis “riparimet”

Formula 1 ka qenë thuajse gjithmonë një sinonim i spektaklit dhe manovrave të guximshme, e mijëra tifozë që ndjekin garat në pistat anembanë botës apo nëpërmjet ekranit të vogël, mbeten të mbërthyer pikërisht nga adrenalina që prodhon kjo.

12:40
Liam Payne në një lidhje me balerinën?

Krizën në marëdhënien e tij me Cheryl, Liam Payne, e ka pranuar publikisht, e pikërisht për këtë arsye ai gjithashtu u shpreh se do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar atë.

12:35
10 vendet më misterioze në Tokë (Foto)

Megjithëse shkenca mund të shpjegojë pothuajse çdo gjë që ndodh në këtë planet, kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për mistere të vogla.

12:32
“Picaso” prangos skifterët e Belgjikës, 8 të arrestuar në Bruksel dhe Tiranë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion në të dy shtet për goditjen e një grupi që kryente vjedhje pronash në shtetin belg.

12:32
Tjetër sukses për Ermal Metën

‘Non mi avete fatto niente’, është kënga fituese e “Sanremo 2018” e cila e bëri të famshëm këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me Fabrizio Moro, do të përfaqësojnë Italinë ne ‘Eurovision’.

12:21
Kush ia ndezi pasionin për kuzhinën Fundim Gjepalit?

Fundim Gjepali është një ndër emrat më të lakmuar përsa i përket listës së më të mirëve të kulinarisë shqiptare.

12:19
“Marshimi gjigant i kthimit”, tensione në kufirin Gaza-Izrael

Tensionet në Gaza janë rikthyer pas vrasjes së një fermeri palestinez nga predhat e një tanku izraelit, vetëm pak orë përpara nisjes së një proteste në kufi.

12:19
Dëshironi linja perfekte? Zaimina Vasjari ka një këshillë

Zaimina është këngëtarja shqiptare e cila dy muaj më parë u bë nënë e një vogëlusheje, e pavarësisht kësaj format e saj fizike janë perfekte.

12:13
Koreja e Jugut sjell kryeveprën elektrike (Foto)

Mes të rejave në Sallonin e Nju Jorkut spikat Genesis Essentia Concept, prototipi i Gran Turismo-s elektrik që fsheh një teknologji jashtëzakonisht të sofistikuar.

12:11
Padi për policinë, Gjuriç: Do të rikthehem në Kosovë; LDK kërkon zgjedhje të reja

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç paralajmëron së shpejti rikthimin në Kosovë. Duke u mbështetur në burime të ekzekutivit serb, e përditshmja e Beogradit “Danas” thotë se, vizita mund të ndodhë përpara 20 prillit, data kur serbët e Kosovës paralajmëruan themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

12:09
Rama: Do trajnohen të paaftët për punë

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për punësimin, deklaroi se “janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë, por nëse nuk kanë aftësitë teknike për punë, ne do i paguajmë dhe do i trajnojmë”.

12:06
Megan Fox provokon sërish

“Frederick of Hollywood” ka zgjedhur si imazh të linjës së saj të të brendshmeve një nga emrat më të njohur në fushën e modës, Megan Fox.

12:02
Casanova i vërtetë nuk ishte i apasionuar pas grave, por një përdhunues!

Nga Amy Collier (Huffington Post) – Një muzeum do të hapet më 2 prill në Venecia të Italisë, dedikuar jetës dhe epokës së Casanovës, figurës historike që shpesh përshkruhet si joshës apo “playboy”, referuar një njeriu të pasur që kalon kohën duke kënaqur vetveten.

11:55
Harta e tmerrit/Nëse në Tiranë do të binte bomba bërthamore?

Një situatë që shpresojmë mos ta kalojmë kurrë, por që mund t’ju ketë shkuar në mendje të paktën nga zhvillimet e fundit në botë.

11:55
Shokon moderatorja, puthet në buzë me një femër

Ajo është një ndër moderatoret më të pëlqyera, si dhe drejtuese e emisioneve më të suksesshme në Itali.

11:46
Lady Gaga dhe Ed Sheeran si Elton John

Trembëdhjetë këngët e një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës rock dhe pop, Elton John do të përmblidhen në një album, i cili do të publikohet në datën 6 prill, nën titullin “Revamp”.

11:43
Deportimi i turqve “gylenistë”, Erdogan: Sukses i shërbimit tonë sekret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka rikonfirmuar zotimin e tij për të vënë para drejtësisë të “pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO”, pas ekstradimit nga Kosova për në Turqi të 6 pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate.

11:38
Autogoli më idiot i historisë (Video)

Portieri i Welwalo Adigrat, skuadër e kategorisë së parë në Etiopi, shënoi një autogol që rallë është parë në futboll.

11:34
Vlorë/Hajdutë serialë, por lihen të lirë për shkak të moshës

Një seri vjedhjesh në qytetin e Vlorës tashmë kanë autor, por dy prej tyre nuk mund të ndiqen penalisht për shkak të moshës.

11:25
Trafikantë me mandate, Lu: Prangosni të zgjedhurit që trafikuan femrat

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek politikanët e përfshirë më herët në trafiqe të jashtëligjshme.

11:23
Tarifa për rrugën, Vasili: LSI nuk ka përgjegjësi, ndryshoi realiteti

Për Lëvizjen Socialistge për Integrim reagimi legjitim kundër tarifës së vendosur për Rrugën e Kombit është reagimi popullor dhe jo gjykatat.

11:06
Celine Dion feston 50 vjetorin

Mediat e huaja pasi kanë uruar këngëtaren, kanë publikuar foto që nga fillimet e saj në karrierë në moshën 16-vjeçare.

11:02
Dëbimi i diplomatëve amerikanë nga Rusia, ambasada e SHBA: Përkeqëson marrëdhëniet

Ambasada amerikane në Tiranë, në një reagim zyrtar në profilet e saj në rrjetet sociale shprehet se vendimi rus për të dëbuar diplomatët amerikanë përkeqëson marrëdhënien SHBA- Rusi.

11:02
Ibra arrin në Los Angeles, delir në aeroport (Foto)

Nuk ishte Kulla Eiffel si në Paris, por i njëjti publik në delir. Zlatan Ibrahimovic arriti në Los Angeles për të nisur aventurën e tij të re në Major Leage Soccer (MLS), me fanelën e Los Angeles Galaxy.

10:51
Pas UEFA-s, edhe FIFA dënon një skuadër shqiptare

Pagesat e prapambetura të futbollistëve në Shqipëri janë problem thuajse çdo sezon, me ligat inferiore si gangrenën e të gjithë ekonomisë së varfër të klubeve.

10:50
Angela Martini nuk mundet më!

Pak muaj më parë ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj rumun Dragos Savulescu, në një ceremoni private në Las Vegas.

10:48
Punëtor ditën, shitës droge natën/ 30-vjeçarin shqiptar e zbulojnë fqinjët

Policët e komisariatit të Sanremos kanë sekuestruar 30 kg drogëra të ndryshme dhe ka vënë në pranga shpërndarësin e tyre.

10:43
Reportazhi italian për Tokën e Shqiponjave: Tirana, një qytet që po ndryshon

Vizita në Shqipëri pa marrë një makinë me qira është praktikisht e pamundur. Transporti publik mund të funksionojë më mirë, por në çdo rast autonomia e një automjetit lejon të arrini shumë vende të tjera.

10:29
Kur do vdisni? Ua tregon ky aplikacion

Të parashikosh vdekjen është një tundim prej kohësh i njerëzimit, por tashmë një aplikacion premton ta bëjë këtë.

10:22
Kosovë, Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI-së

Episodi i një ditë më parë ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në Kosovë. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjences (AKI), Driton Gashi.

10:21
“Shumë zhurmë për asgjë”, komedia shekspiriane vjen në Tiranë

Përballja mes gjinive, ku femrat shpeshherë e gjejnë veten në një botë meshkujsh dhe anasjellas, vjen në sfondin e William Shakespeare dhe komedisë së tij “Shumë zhurmë për asgjë”.

10:20
E premtja me kthjellime, por fundjava ka surpriza

E premtja është plot diell, sipas parashikimit të motit, por fundjava nuk është kaq premtuese.

10:17
Korçë, 19-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë

Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës.

10:10
“Lakuriqi i natës”, më 31 mars premiera në Teatrin e Operas

Artistët e TKOB-së kanë nisur provat për të ngjitur më 31 mars në skenën e Pallatit të Kongreseve produksionin më të ri, operetën “Lakuriqi i natës”.

09:58
Basketbollisti që pret si Foto Strakosha (Video)

Giannoulis Larentzakis, lojtar i skuadrës së basketbollit të AEK-ut të Athinës, ka habitur sportdashësit me një vjedhje topi në ndeshjen e Champions League.

09:50
Rregullat e arta për të fjetur mirë

Axhenda e ngjeshur e ditës, vrapi i mëngjesit për të arritur në punë, jeta punë-familje-jetë sociale-takime janë një lodhje e përditshme. Kjo ndikon dhe tek gjumi, ka nga ata që përpëliten në shtrat për të fjetur dhe ata që zgjohen vazhdimisht.

09:19
150 mijë shqiptarë janë bërë “italianë”, nga 2012

Shqiptarët në Itali po marrin gjithnjë e më shumë nënshtetësinë e shtetit fqinj, dhe sipas të dhënave të Institutit italian të Statistikave, tashmë ka ndryshuar trendi, nuk bëhet fjalë për martesa me italianë për të marrë këtë dokument, por gjatësia në kohë e qëndrimit.

09:04
Moda, në pranverë shpërthen e kuqja

E kemi dashur për gjithë dimrin, por pranvera e sapoardhur konfirmon se ngjyra supertrendi pa të cilën nuk bëjmë dot është pikërisht e kuqja.

08:57
Hakmarrja për diplomatët, SHBA: Rusia të mos bëjë viktimën

Vendimit të Moskës për të dëbuar 60 diplomatë amerikanë, Departamenti i Shtetit iu përgjigj përmes zëdhënëses Heather Nauert.

08:56
Bricjapi, shenja e ditës

Hëna sot e bën ditën tuaj ekzaltuese. Ndjehesh mjaft e lumtur për disa suksese në fushën e punës dhe ke dëshirë të festosh me miqtë dhe njeërzit e dashur.

08:44
Cameron Diaz konfirmon daljen në pension (Foto)

Nuk është parë në ekranin e madh që në vitin 2014, me filmin “Annie”. Po flasim për Cameron Diaz, e cila ka njoftuar se është tërhequr nga aktrimi.

08:36
Siri, Franca ofron ndërmjetësim midis Turqisë dhe kurdëve

Franca ka ofruar që të ndërmjetësojë në konfliktin në veri të Sirisë, aty ku ushtria turke nisi një sulm ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, në muajin janar.

08:15
Po mblidhte majdanoz, izraelitët vrasin me tank fermerin palestinez

Një fermer palestinez është vrarë nga izraelitët në Gaza, disa orë përpara një proteste të madhe që do të mbahet nga palestinezët.

01:35
Mediat spanjolle: E ardhmja e Dybalës, Madridi

Mediat spanjolle kanë zbuluar se e ardhmja e Paulo Dybalës do të jetë në Madrid, te Atletico e Diego Simeones.

00:22
Vijon hakmarrja ruse, dëbohen 150 diplomatë perëndimorë

Nuk ka vonuar hakmarrja e Rusisë, pas solidarizimit të Perëndimit me Britaninë e Madhe, në dëbimin e diplomatëve rusë, si kundërpërgjigje për implikimin e Moskës në helmimin e një ish spiuni në Mbretërinë e Bashkuar.

E enjte, 29 Mars 2018
23:45
Deportimi i gylenistëve nga Kosova, krerët e shtetit ‘habiten’ me operacionin

Autoritetet në Kosovë arrestuan dhe deportuan të enjten 6 shtetas turq, punonjës të kolegjit ‘Mehmet Akif’, pronë e klerikut Fetullah Gylen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.

23:26
Kotzias tregon “vijën e kuqe”: Nuk ka bisedime për çështjen çame

Progres në tre çështje, por ngërç në shumë të tjera, ka qenë rezultati i takimit dy-orësh mes dy ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Bushati në Tiranë, bëjnë me dije me dije burime pranë Ministrisë së Jashtme greke.

22:51
Zgjidhet misteri i kratereve në Arktik, kanë “gisht” rusët – FOTO

Krateret e mëdha fillimisht u shfaqën në vitin 2014 e menjëherë pas kësaj filluan spekulimet se ato ishin shkaktuar nga testime raketore të Kremlinit, por e vërteta është krejtësisht diçka tjetër, edhe pse nuk përjashtohen rusët.

22:37
TopAwards/ Shtatzania e Xhensilës, fut “Çelësi i zemrës” në klasifikim

Pak javë në parë, mediat rozë ishin pushuar me lajmin se Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

22:22
Harxhi: Berisha të rikthehet përkohësisht në krye të PD

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, përkohësisht, për të rregulluar gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti.

22:09
“Rusi 2018”, përcaktohen arbitrat

Komisioni i posaçëm i organizmit më të lartë të futbollit botëror, FIFA caktoi 99 gjyqtarët të kompeticionit që do të zhvillohet në Rusi.

21:54
“Në PD mbizotëron berishizmi”

Në emisionin me temë: “Berisha, çelësi dhe kyçi i PD-së” në “Të Paekspozuar”, Andi Bushati u shpreh se në Partinë Demokratike, pavarësisht se kryetar është Lulzim Basha, aty mbizotëron berishizmi.

21:47
“Papritmas” në grabitës, dënohen 2 londinezët – VIDEO

Kamerat e sigurisë së një argjendarie kanë treguar momentin kur disa klientë papritur janë kthyer në grabitës duke nxjerrë armët e zjarrit teksa po zhvillonin një blerje.

21:35
I pari kundër Berishës, Neritan Ceka: PD i ngjante Partisë së Punës, nuk ka ndryshuar

Neritan Ceka është i pari që është larguar nga Partia Demokratike dhe doli kundër Sali Berishës.

20:58
Përjashtimi i Skënderbeut, FSHF: Lajm i keq, vendimi i apelueshëm

Vendimin e UEFA-s për përjashtimin e klubit korçar për 10 vite nga kompeticonet europiane nën akuzat e trukimit të ndeshjeve, FSHF e ka cilësuar si një lajm të për futbollin shqiptar.

20:56
Arrestohen dy inspektorë të AKU në Shkodër

Policia në Shkodër ka vënë në pranga një punonjës dhe një ish-punonjës të AKU-së për “Shpërdorim detyre”.

20:48
Godelli dështon në Europian, tërhiqet në stilin e shtytjes

Pas dështimit në stilin e shkëputjes, duke mos e ngritur asnjëherë shtangën, peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli është tërhequr nga gara duke mos marrë pjesë në stilin e shtytjes.

20:48
Skandali/ “Fiks Fare” blen armë gjahu dhe fishekë pa dokumente

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes mënyrën si mund të pajisesh me armë gjahu pa pasur asnjë dokument. Madje, pa kaluar në asnjë komision, siç parashikohet nga ligji “për armët”.

20:18
“Dëbimi” për 10 vite nga UEFA, Skënderbeu: E prisnim, apelojmë në CAS

Pasi është njohur me vendimin i UEFA-s, për përjashtimin me 10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet europiane, ka reaguar edhe klubi korçar duek theksuar se vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze

20:14
Prokuroria dërgon në gjykatë dosjen e Elvis Roshit

Elvis Roshi do të jetë së shpejti në gjykatë i akuzuar, për falsifikim të vulave stampave apo formularëve.

20:01
Përmbytjet në Shkodër; Ujërat lënë pas baltën. Të mbjellat janë kalbur

Fermerët e Nënshkodrës në këtë moment as që nuk i mendojnë aplikimet për ndihmë financiare nga shteti. Prodhimet e tyre janë shkatërruar. Ujërat që përmbyten zonën u larguan, por pas kanë lënë çdo gjë të kalbur dhe nën baltë. Të gjitha prodhimet bujqësore të mbjella në këtë stinë u shkatërruan nga ujërat.

19:55
Ministria rrit “stekën” për serat, fermerët skualifikohen nga financimet për 20 cm

Ilirjan Ziu ka aplikuar për fonde për serën e tij në Lushnje.

19:36
Protestë kundër taksës, banorët e Kukësit te tuneli të shtunën

Banorët e Kukësit do të duhet të paguajnë më shumë se të tjerët tarifën e vendosur në rrugën e kombit.

19:26
Armë zjarri pa leje, “Fiks Fare” zbulon sa lehtë blihet në Tiranë

“Fiks Fare” denoncon sot në mbrëmje mënyrën si mund të pajisesh me armë pa pasur asnjë dokument.

19:21
Kundërpërgjigjet Rusia, dëbon 60 diplomatë të SHBA

Rusia është përgjigjur me të njëjtën monedhë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 60 diplomatë amerikane janë shpallur non grata si dhe është urdhëruar mbyllja e konsullatës amerikane në Shën Peterburg. Më herët ishin Shtetet e Bashkuara që dëbuan 60 rusë. Ndërsa pritet që Moska të përgjigjet edhe ndaj vendeve të tjera europiane që dëbuan diplomatët e saj, mes tyre është edhe Shqipëria.

19:15
Tajlanda vendim ekstrem, mbyll plazhin e famshëm

Autoritetet në Tajlandë kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të plazhit që u bë i famshëm nga filmi i Leonardo di Caprio, “The Beach”, në mënyrë që të frenohet dëmtimi i shkaktuar nga numri i madh i turistëve.

19:14
17-vjeçarja plagoset me armën e babait

Një 17-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Fier.

18:51
Studenti mahnit me trukun e magjisë – VIDEO

Një student në Kili ka mahnitur shokët e tij me një truk të pabesueshëm magjie, që mund të bëjë këdo të mendojë se magjistarët janë të vërtetë.

17:30
Justin Bieber incident me Lamborghinin e tij

I dha fund lidhjes me aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez, dhe duket se një gjë e tillë ka ndikuar shumë në jetën e tij.

17:22
A është ky goli i vitit? – VIDEO

Një gol i realizuar së fundmi në kampionatin paraguajan të futbollit është i denjë për golin e vitit.

17:15
Francë, Sarkozy akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy pritet të përballet me gjyqin për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, sipas medieve franceze.

17:07
Kim Kardashian e dashuruar me Shqipërinë

Pak kohë më parë Kim Kardashian u shfaq në një video duke folur shqip.

17:04
UEFA dënon me 10 vite përjashtim Skënderbeun

Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka marrë edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Europës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim, duke lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga inspektorët e saj.

16:51
Kur dhomat e zhveshjes kthehen në “dhoma gjidhënieje”

Këshilla e konsulentit të saj për gjidhënien ishte “bëj gjithçka që dëshiron të bësh me foshnjën tënde në krah”, e ajo nuk vonoi ta ndiqte me përpikmëri.

16:50
Jourdan Dunn apo Naomi Campbell?! – FOTO

Një ngjashmëri tejet e madhe me Naomi Campbell! Ndoshta kjo ngjashmëri ka bërë që Jourdan Dunn të jetë një nga modelet më të kërkuara në botën e modës.

16:41
Nostalgji, Pelé publikon “leckën” e shqelmuar për herë të parë

Legjenda e gjallë e futbollit brazilian, Pelè nuk e fsheh kurrë dëshirën për të ndarë diçka nga e kaluara e magjishme e tij.

16:38
Rita Ora fotografohet duke shkëmbyer puthje në rrugë

Në muajin dhjetor bëri zyrtare lidhjen e saj me kitaristin Andrew Watt, dhe sot pas disa muajsh ata janë më të dashuruar se kurrë.

16:22
Dua Lipa krah ish të dashurit të Rita Orës

Janë të dyja të suksesshme dhe shqiptare, por nuk kanë aspak simpati për njëra-tjetrën.

16:10
Aktori dhe e dashura e tij “çmenden” në Hawaii

Aktualisht ai ndodhet në Hawaii duke xhiruar skenat për filmin e tij të radhës Netflix Triple Frontier.

15:45
Kim Kardashian dje dhe sot

Është sot një nga femrat më të bukura të showbizz, por edhe një ndër më të komentuarat për shkak të formave të saj fizike.

15:33
Takimi Bushati-Kotzias. Kryefjala, partneritetit strategjik

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

15:23
Hetimi për financime ruse, prokurorët pyesin kryefinanciarin e PD

Kryefinancieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet e nisura për dyshimet se, selia blu është financuar nga Rusia për lobimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

15:19
Halle Berry ushtron yoga topless

Është 51-vjeçe, e megjithatë format e saj fizike janë perfekte, të ngjashme me ato të një vajze 20-vjeçare.

15:16
“Ballisti” i shpëton ekstradimit në Beograd. Kroacia e transferon në burgun italian

Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duket se ka gjetur mënyrën për të shpëtuar nga ekstradimi në Beograd, ku akuzohet për nxitje urrejtje mes popujve.

15:12
Blegtorët që nuk përfituan, në Lushnje përjashtohen 200 blegtorë nga skema

“Kam aplikuar çdo vit por asgjë”, thotë Qamil Haxhiu. Ai është një prej shumë fermerëve dhe blegtorëve të Lushnjes që nuk kanë marrë asnjë qindarkë ndihme nga shteti qe prej vitit 1995 kur nisi të krijonte tufën e tij të bagëtive të imta.

15:08
FSHF zyrtarizon: “Arena Kombëtare”, kandidate për Superkupën e Europës 2020

Pas dështimit në kandidimin për të siguruar organizimin e Superkupës së Europës për vitin 2019, pasi fituese u shpall stadiumi “Besiktas Arena” i Stambollit, Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar këtë të enjte aplikimin e saj në UEFA për organizimin e të njëjtit event, këtë herë për vitin 2020.

15:07
Kanos vëllain për pronën, arrestohet 60-vjeçari

Policia e Shkodrës ka parandaluar në kohë përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve.

15:02
Kujt ia ka dhënë puthjen e parë Meghan Markle?

Disa ditë e ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme e jetës së saj, e pavarësisht kësaj telashet për të nuk kanë të sosur.

15:00
BE “rrëzon” PPP-të. Gjykata europiane: Miliarda euro humbje dhe vonesa

Gjykata Europiane e Audituesve deklaroi se kontratat e partneritetit publik-privat sjellin humbje të mëdha financiare për taksapaguesit. Përfundimi ka dalë pas auditimit të 87 kontratave koncesionare, që janë dhënë nga vendet e Bashkimit Europian për përiudhën 2000-2014.