I zhdukur prej 8 ditësh, dëshmitarët: E pamë të hidhej në lumë

30/03/2018 13:53
I zhdukuri Nazmi Goxhaj

Nazmi Goxhaj, 54 vjeç rezulton i zhdukur që prej 22 marsit. Ai po kthehej nga Greqia, por në Fier ka humbur kontaktet me familjarët.

Ka qenë djali i tij i cili ka bërë kallëzim pranë autoriteteve dhe nga hetimet e para sipas burimeve zyrtare të policisë, dyshohet se 54-vjeçari është parë në lumin pranë fshatit Daullas nga 2 qytetarë të cilët kanë dashur t’i japin ndihmë por ai s’ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar.

Eshtë bërë kërkimi i tij nga ana e policisë në të gjithë gjatësinë e lumit me varka dhe me Polumbarët e Repartit Renea.

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel