Një situatë që shpresojmë mos ta kalojmë kurrë, por që mund t’ju ketë shkuar në mendje të paktën nga zhvillimet e fundit në botë.

Pra,çfarë do të ndodhte nëse një bombë bërthamore do të hidhej në qytetin tënd?

Teksa mendimi i parë që të vjen është se do të shkatërrojë gjithçka menjëherë, por se sa do të jenë efektet do tju habisin vërtetë.

Një hartë e re ndërvepruese tregon objektivin e tmerrshëm të një shpërthimi bërthamore për çdo zonë, duke treguar saktësisht përhapjen e rrezes, rrezatimin, tronditjen dhe nxehtësinë nisur nga ajo e hedhur në Hiroshima, 15 KT “Little Boy”.

Një mjet i tillë i krijuar nga Outrider Foundation të ofron mundësinë të vendosësh vendndodhjen tënde për të simuluar një shpërthim bërthamor.

Gjithashtu mund të zgjidhni dhe mes katër llojeve të ndryshme bombash, ku më e madhja është ajo e Bashkimit Sovjetik, 50 000 KT Tsar Bomba.

Nëse një W-87 do të binte në Tiranë, efektet do të ishin katastrofale. Aplikacioni llogarit se zjarri do të ishte 200 m2, dhe një valë prej 30 km2, rrezatimi do të përhapej në 15 km2.

Për pasojë do të vdisnin afërsisht 263 mijë persona e do të plagoseshin afërsisht 82 mijë. Nëse do të bëhej fjalë për Tsar Bomb efektet do të ishin edhe më katastrofale.

Ky mjet u frymëzua nga hulumtuesi i NukeMap, Alex Wellerstein, ka thënë ekipi për Gizmodon.

Në fakt në vitet e fundit NukeMap, mjaft popullore, është përdorur për të simuluar të gjithë skenarët e katastrofave të ndryshme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel